Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Këshilli inspektues do ta ngritë nivelin e inspeksioneve

Gruevski: Këshilli inspektues do ta ngritë nivelin e inspeksioneve

23 nëntor-Është shpallur konkursi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit inspektues. Anëtarët duhet të zgjedhen gjatë muajit të ardhshëm, pas së cilës do të sillet statuti, i cili tani më është në fazë të përgatitjes nga shërbimet tona, por më vonë do të jepet në Këshillin inspektues që edhe ata ta shqyrtojnë dhe të shohin nëse është i mirë, ta miratojnë dhe të emërtohet shërbim profesionist.

Kryeministri Nikolla Gruevski pret që Këshilli inspektues të fillojë me punë deri në fund të këtij viti ose fillimit të vitit të ardhshëm dhe me këtë të ngritet standardi dhe nvieli i inspeksioneve në të gjitha shërbimet inspektuese.

Është shpallur konkursi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit inspektues. Anëtarët duhet të zgjedhen gjatë muajit të ardhshëm, pas së cilës do të sillet statuti, i cili tani më është në fazë të përgatitjes nga shërbimet tona, por më vonë do të jepet në Këshillin inspektues që edhe ata ta shqyrtojnë dhe të shohin nëse është i mirë, ta miratojnë dhe të emërtohet shërbim profesionist. Me këtë nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhsëm Këshilli inspektues duhet të fillojë me punë”, precizoi kryeministri Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përurimit të sallës së re sportive në Komunën Petrovec.

Ai theksoi se Këshilli do të ketë ingerenca shumë të rëndësishme për shkak të së cilës pritet të bëjë ndryshim serioz drejt përmirësimit në pjesën e mbikëqyrjes inspektuese.

Kryeministri theksoi se risi në ligj është që çdo inspektor në të ardhmen do të duhet të jetë i lincenduar, do të japë provim për atë licencë dhe e njëjta nuk do t’i vlejë më shumë se pesë vjet

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *