Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Me ligj do të zgjidhen rreth 300 procedura falimentuese nga e kaluara

Gruevski: Me ligj do të zgjidhen rreth 300 procedura falimentuese nga e kaluara

20 nëntor-“Rreth 300 falimentime do të përfshihen dhe sipas këtij ligji special, ato do të duhet të përfundohen për më pak se një vit. Qëllimi është që t’i jepet fund sidomos atyre pas 15-20 vjetë falimentime në të kaluarën”, deklaroi Gruevski

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi ligjin, me të cilin për më pak se një vit duhet të zgjidhen procedurat e vjetruara falimentuese. Me këtë ligj special do të përfshihen rreth 300 falimentime.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot deklaroi se me ligjin do të zgjidhen të gjitha procedurat falimentuese të përfshira me ligjet e vitit 1989 deri në vitin 2011.

“Rreth 300 falimentime do të përfshihen dhe sipas këtij ligji special, ato do të duhet të përfundohen për më pak se një vit. Qëllimi është që t’i jepet fund sidomos atyre pas 15-20 vjetë falimentime në të kaluarën”, deklaroi Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të titujve të rinj nga projekti për përkthim të 1.000 librave, nga të cilat mësohet në universitete botërore me renome.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për ligj speciaë dhe të njëanëshëm, për shkak se për një procedurë të vaktuar falimentuese që ka ndodhur në të kaluarën, vlen ligji i asaj kohe, e jo ligji aktual për falmentim, i cili është hartuar sipas shembullit të Danimarkës.

Ai informoi se në seancën e djeshme është miratuar edhe ligj për përshtatje jashtëgjyqësore, e cila duhet të jetë shansë e dytë para shkuarjes në falimentim.

Me ligjin për mbyllje të falimentimeve do të zgjidhen procedurat falimentuese në Tipo, Mavrovë, pjesë të hekuranës, MZT, Centro, Porcelanka, Kombinati i lëkurës Kumanovë, si dhe rasti Fikom, Samarija dhe të tjera

Përmes projektit “Vizita shtëpiake” Qeveria dëshiron që të dëshmojë dhe të vendos kujdes më të madh për të sëmurit kronikë dhe personat e pamundur, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Duke u përgjgijur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të 12 titujve të rinj të librave, pjesë e projektit “Përkthim i 100 librave profesioniste, shkencore dhe libra shkollorë, nga të cilat mësohet në universitetet më me renome në SHBA dhe në Angli, ndërsa nga fusha e e drejtësisë në Francë dhe Gjermani”, Gruevski sqaroi se të sëmurit kronikë dhe personat e pamundur, nuk do të kenë nevojë të shkojnë në spitale, por ekipe mjekësore nga institucionet publike shëdnetësore do t’i vizitojnë shtëpitë e tyre dhe do t’i zgjidhin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

“Sipas planeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë, projekti duhet të përfshijë mbi 9.000 persona. Për ata mbahet evidencë në “Termini im” si persona të sëmurë kronikë dhe persona shumë të pamundur dhe shkuarjen në spital e kanë shumë të vështirë”, tha Gruevski.

Po qe se rezultatet nga ky pilot projekt tregohen si të mira, Gruevski paralajmëroi se do të kalojë në kudjes të përhershëm për këtë kategori qytetarësh.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *