Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Opozita të nxjerrë mësime nga e kaluara në mënyrë që të mos përsëriten ngjarjet për buxhetin

Gruevski: Opozita të nxjerrë mësime nga e kaluara në mënyrë që të mos përsëriten ngjarjet për buxhetin

12 nëntor-Kjo është përgjigja e kryeminsitrit Nikolla Gruevski ndaj pyetjes së gazetarëve nëse pret të përsëriten ngjarjet e 24 dhjetorit, duke pasur parasysh se Buxheti për vitin 2014 nesër do të jetë në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet

Nuk dëshiroj dhe shpresoj se nuk do të përsëriten ngjarjet dhe opozita do të ketë vetëdije të mjaftueshme dhe do të nxjerrë mësim nga e kaluara.

Kjo është përgjigja e kryeminsitrit Nikolla Gruevski ndaj pyetjes së gazetarëve nëse pret të përsëriten ngjarjet e 24 dhjetorit, duke pasur parasysh se Buxheti për vitin 2014 nesër do të jetë në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet
Kryeministri Nikolla Gruevski sot informoi se edhe për vitin e ardhshëm është paraparë rekreacion falas në banja për pensionistët.

“Deri tani rreth 20.000 pensionistët e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, ndërsa për vitin e ardhshëm sërish kemi planifikuar 30 milionë denarë që do të thotë se rreth 5.500 persona do të mund t’i shfrytëzojnë qendrat rekreative të banjave” thekson kryeministri Gruevski.

Ai tha se disa herë ka vizituar banja të ndryshme dhe drejtpërdrejtë ka biseduar me shumë pensionistë, por edhe me Unionin e pensionistëve.
Tre investime të reja të huaja me të cilat do të hapen vende të reja pune për qytetarët e Maqedonisë, paralajmëroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Një kompani e madhe evropiane do të investojë në veprimtari lidhur me telekomunikimet, ndërsa dy kompanitë të tjera do të investojnë në industrinë mjekësore.

“Presim deri në fund të këtij muaji ose fillim të muajit të ardhshëm të shpallet se kompania evropiane dëshiron të investojë në veprimtari lidhur me telekomunikimet dhe të punësojë disa qindra njerëz. Plani i tij është në periudhën prej rreth tre viteve të punësojë mbi një mijë persona në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për punë nga teknologjia më e lartë dhe do të angazhohen një numër i madh i personave me trajnim të kryer paraprak. Nga ajo që është thënë gjatë takimit të fundit me ato do të angazhohen persona kryesisht me arsim të lartë nga profesione të ndryshme, por me trajnim plotësues të jenë të drejtuar në veprimtarinë të cilën kompania dëshiron ta kryejë”, deklaroi Gruevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të laboratorisë informatike-forenzike të DAP-it, Gruevski ka informuar se gjithashtu edhe kompania turke nga industria mjekësore do të investojë në Maqedoni.

“Në seancën e sotme qeveritare duhet të kalojë marrëveshja për qira të tokave, ndërsa ato në terren veçmë kryejnë hulumtime gjeomekanike të tokës. Është çështje kohe se kur do të fillojnë me realizimin. Bëhet fjalë për 250 punësime fillestare, ndërsa më vonë ndoshta do të ketë edhe më shumë”, sqaroi Gruevski.

Ai shtoi se së shpejti duhet të bëhet edhe marrëveshja për ndihmë shtetërore dhe për blerje të tokave dhe me kompaninë e dytë nga industria mjekësore e cila dëshiron të investojë në shtet.

“Shpresoj se në javët e ardhshme edhe ajo do të kryhet”, tha Gruevski duke potencuar se ka edhe njoftime të tjera për investimet e huaja.

Në këtë rast, tha Gruevski, do t’i kisha përmendur vetëm ato investime të cilat janë në vetë përfundimin dhe pritet së shpejti vetë kompanitë t’i shpallin.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *