Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski premton zgjidhjen e emrave të shkollave

Gruevski premton zgjidhjen e emrave të shkollave

Shkup, 21 nëntor – Së shpejti do të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrave të 4 shkollave në Komunën e Çairit. Kështu u shpreh sot kryeministri Nikolla Gruevski. Sipas tij, për këtë çështje po negociojnë tashmë Ministria e Arsimit dhe Komuna e Çairit.

‘Kjo çështje politike është ende në bisedime mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Çairit dhe shpresojë se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje’, tha Nikolla Gruevski – kryeministër.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski tha gjithashtu se për kapërcimin e problemit në fjalë, ekziston vullnet politik mes palëve.

‘Vlerësojë se është korrekte ajo që po negociojmë me komunën e Çairit dhe që këto biseda do t’i mbajmë interne dhe konfindenciale deri sa të përfundojnë, e më pas do t’ju informojmë. Siç edhe kemi informuar më herët, do të gjendet një zgjidhje për këtë problem. Mendojë se disa herë kam thënë, në mënyrë të hapur, se ekziston vullnet nga Ministria e Arsimit për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem’, deklaroi Spiro Ristovski – Ministër i Arsimit.

Disa ditë më parë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se nuk do të lejonte ndryshim të emrave të 4 shkollave, pasi ato janë dëshirë dhe vullnet i qytetarëve. Por emrat e rinj të vendosur një vit më parë, në 4 shkollat fillore në Komunën e Çairit, figurojnë aktualisht vetëm në tabelat dhe jo edhe në shkresat apo dokumentet e tyre zyrtare. Nxënësit e shkollave fillore ‘Imri Elezi’, ‘Ismail Qemali’, ‘Hasan Prishtina’ dhe ‘Jashar Bej Shkupi’ në Komunën e Çairit, fundvitin e kaluar shkollor i morën dëftesat me emrat e vjetër të shkollave ‘Nikolla Vapcarov’, ‘Rajko Zhinzifov’, ‘Cvetan Dimov’ dhe ‘Jane Sandanski’.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *