Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski ua uron shqiptarëve Ditën e Alfabetit shqip

Gruevski ua uron shqiptarëve Ditën e Alfabetit shqip

Shkup, 22 nëntor – Kryeministri Nikolla Gruevski personalisht dhe në emër të Qeverisë ua uroi ditën e Alfabetit shqip, shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Kjo është një nga festat e rëndësishme të qytetarëve të komunitetit shqiptar, të cilin e shënojmë konform angazhimeve tona dhe të drejtave të garantuara me kushtetutë të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Alfabeti dhe shkrim leximi janë përfitime, por edhe shtytës i vazhdueshëm i synimit njerëzor për progres dhe emancipim, shkruhet në urimin e kryetarit të Qeverisë.

Në të Gruevski shton se edhe në të ardhmen Qeveria do të mbetet konsekuente ndaj politikave të saj të respektimit të dallimeve në vend dhe kultivimit të shoqërisë multientike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *