Home / Sport / Guardiola kërkon “spiunin”

Guardiola kërkon “spiunin”

Sipas asaj që raporton po vetë Bild, Guardola i ka kërkuar drejtuesve dhe futbollistëve që të gjejnë përgjegjësin që ka nxjerrë formacionin dhe ai të largohet urgjent nga skuadra. Në fjalën e tij në dhomat e zhveshjes, Guardiola i ka bërë të qartë lojtarëve se ai që ka spiunuar nuk do të veshë më kurrë fanellën e Bajernit për sa kohë që ai do të jetë në krye të skuadrës.

Guardiola shpërthen me lojtarët e tij. Pavarësisht rezultateve pozitive që ka pasur nën drejtimin e bavazerëve dhe fitores 3-0 me Dortmundit, koha të vështira parashikohen për futbollistët e klubit bavarez.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë është irrituar së tepërmi me lojtarët e tij për rrjedhje të informacionit jashtë dhomave të zhveshjes para sfidës me verdhezinjtë e Klopp. Bild publikoi në ditën e ndeshjes jo vetëm formacionin me të cilin trajneri do të luante por gjithashtu dhe skemat që do të përdorte në mbrojtje dhe lëvizjen e skuadrës në fushë. Kaq ka mjaftuar që Pep të humbasë durimin duke u vënë tashmë në ndjekje të spiunit, raporton supersport.al.

Sipas asaj që raporton po vetë Bild, Guardola i ka kërkuar drejtuesve dhe futbollistëve që të gjejnë përgjegjësin që ka nxjerrë formacionin dhe ai të largohet urgjent nga skuadra. Në fjalën e tij në dhomat e zhveshjes, Guardiola i ka bërë të qartë lojtarëve se ai që ka spiunuar nuk do të veshë më kurrë fanellën e Bajernit për sa kohë që ai do të jetë në krye të skuadrës.

Gjithashtu mësohet se spanjolli ka kontaktuar dhe një gazetar lokal duke ironizuar me të, aq sa i ka bërë ftesë në mbledhjet e tij taktike në mënyrë që ai të mos kontaktojë më me futbollistët e tij. Për momentin nuk ka ende një emër konkret se nga ka rrjedhë informacioni por e sigurtë është që kur ai të zbulohet me shumë gjasa do ta ketë përfunduar karrierën e tij me bavarezët.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *