Home / Lajme / Rajon / Humb jetën 58 vjeçarja në aksin Podmol – Qafë Thanë

Humb jetën 58 vjeçarja në aksin Podmol – Qafë Thanë

23 nëntor-Viktima është Latifa M.(58) nga Struga, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit në Strugë, ku është transferuar menjëherë pas aksidentit. Aksidenti ndodhë në afërsi të fshatit Misleshovë, kur viktima është përplasur nga një makinë e tipit “BMW” me targa të Strugës, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.K. (41) nga Struga.

Në një aksident fatal që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Podmol – Qafë Thanë një person ka humbur jetën.

Viktima është Latifa M.(58) nga Struga, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit në Strugë, ku është transferuar menjëherë pas aksidentit. Aksidenti ndodhë në afërsi të fshatit Misleshovë, kur viktima është përplasur nga një makinë e tipit “BMW” me targa të Strugës, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.K. (41) nga Struga.

Shoferi D.K. me kërkesë të gjykatësit hetues është ndaluar në stacionin e policisë në Strugë dhe pritet shpallja e masave ligjore ndaj tij.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur tashmë e ndjera Latifa M. duke kaluar rrugën është përplasur nga vetura e cila sipas të dhënave nga SPB-ja nuk e ka pasë të adaptuar shpejtësinë e qarkullimit sipas kushteve në rrugë.

Organet përkatëse kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe në prani të gjykatësit hetues dhe prokurorit publik së bashku me pjestarët e policisë kanë bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit. Gjatë kësaj kohe, komunikacioni ka qënë në ndërprerje, ndërsa lëvizjet janë orientuar rrugëve anësore.INA

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *