Home / Lajme / Rajon / Humb jetën tragjikisht Sokol Olldashi

Humb jetën tragjikisht Sokol Olldashi

Forcat policore në vendin e ngjarjes kanë qenë të ndihmuara edhe nga zjarrfikëset dhe autoambulancat, por nuk kanë arritur dot të nxjerrin trupin, të ndodhur në automjetin e shkatërruar nga dëmtimet.
Trupi i zotit Olldashi u nxor nga automjeti tip Benz, pas më shumë se dy orësh nga ndodhja e aksidentit. Trupi i zotit Olldashi u dërgua në morgun e spitalit të Tiranës.

Aksidenti tragjik, i ndodhur në orën 21 e 20 minuta në Krrabë të Tiranës, i ka marrë jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Makina ka rënë në humnerë, në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë.

Forcat policore në vendin e ngjarjes kanë qenë të ndihmuara edhe nga zjarrfikëset dhe autoambulancat, por nuk kanë arritur dot të nxjerrin trupin, të ndodhur në automjetin e shkatërruar nga dëmtimet.
Trupi i zotit Olldashi u nxor nga automjeti tip Benz, pas më shumë se dy orësh nga ndodhja e aksidentit. Trupi i zotit Olldashi u dërgua në morgun e spitalit të Tiranës.

Policia nuk ka nxjerrë një përfundim për shkaqet e aksidentit tragjik, por sipas saj ekspertiza do të kryhet brenda orëve në vazhdim, për të pasur që herët në mëngjesin e së enjtes një shkak zyrtar të këtij aksidenti tragjik.

Paraprakisht, thuhet se rruga ka qenë e lagësht dhe deputeti Olldashi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit, si pasojë e zhvendosjes së automjetit nga rruga.

Në vendin e ngjarjes mbërriten menjëherë të gjithë figurat publike në vend, një pjesë e madhe e drejtuesve të Partisë Demokratike, ministri i Brendshem Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, si dhe deputetë të tjerë socialistë.

Trupi i pajetë i ish-deputetit Olldashi, në morgun e QSUT-së

Nga vendngjarja, siç ka raportuar gazetarja Lira Burgija, është mësuar se zoti Olldashi ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz, nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Për shkak të motit të keq dhe shpejtësisë së lartë, mjeti ka rënë në një humnerë prej rreth 10-15 metrash nga rruga. Automjeti ka qenë i përmbysur dhe janë dashur rreth 2 orë, që forcat policore dhe ato të zjarrfikësve të drejtojnë mjetin dhe të nxjerrin trupin e deputetit Sokol Olldashi.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm shumë figura, përfshi Ilir Metën, Taulant Ballën, Mesila Dodën dhe Flamur Nokën. Të pranishëm kanë qenë edhe bashkëshortja dhe familjarë të deputetit të ndjerë, që kanë qëndruar së bashku me Mesila Dodën dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Pasi trupi është futur në autoambulancë për t’u transportuar në Tiranë, të gjithë të tjerët janë nisur drejt Tiranës dhe janë vendosur në morgun e QSUT-së. Tashmë është bërë e mundur edhe vendosja e mjetit të Olldashit në karrotrec. Aksidenti mund të ketë ndodhur rreth 500 metra larg daljes së tunelit, në pjesën e vjetër të aksit rrugor.

Ndërsa sipas raportimeve të gazetarit Thimi Samarxhiu, në morgun e QSUT janë gjendur i gjithë grupi parlamentar i PD-së dhe deputetë të PS-së, por dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Të pranishëm janë edhe familjarët e deputetit, në pritje të marrjes së trupit nga morgu, pas kryerjes së ekspertizës.

Kush ishte Sokol Olldashi

Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.

I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit.

Sokol Olldashi e nisi karrierën e tij pas viteve ’90 në fushën e gazetarisë. Pas disa vitesh gazetar dhe drejtues në shtypin e shkruar, në vitin 2001 ai ndërmerr edhe karrierën politike dhe zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, Sokol Olldashi arrin të rizgjidhet në Kuvend, duke shkaktuar një nga përmbysjet më të mëdha politike të atyre zgjedhjeve, me fitoren në Shijak ndaj deputetit Agron Duka, duke kontribuar edhe në fitoren e Partisë Demokratike.

Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007, për ta lënë për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, zoti Olldashi mori detyrën e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, detyrë në të cilën shërbeu deri në shtator të këtij viti.

Pas humbjes së Partise Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dorëheqjes së Sali Berishës, zoti Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, në garë me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë angazhimit të tij politik, zoti Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka qenë kryetar i PD-së së Tiranës, anëtar i forumeve më të larta, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *