Home / Lajme / Rajon / I jepet lamtumira Sokol Olldashit

I jepet lamtumira Sokol Olldashit

Tiranë, 21 nëntor – Mes lotësh dhe dhimbjes, deputeti i ndjerë Sokol Olldashi, politikani i njohur, ish-ministër në qeverinë Berisha, u përcoll për në banesën e fundit.

Mes reshjesh të rënduara të shiut, me qindra qytetarë, miq, të afërm, politikanë e zyrtare qëndruan për minuta të tëra jashtë sallës së Kuvendit në nderim të 40-vjeçarit, i cili u nda nga jeta tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor mbrëmjen e të mërkurës në Qafë-Krrabë.

Fjalën e fundit të kësaj ceremonie mortore e mbajti kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Sokoli ashtu siç e ka emrin, ishte dhe është një luftëtar, një sokol i paepur i shumë betejave, por mbi të gjitha i betejave njerëzore, për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri ndryshe. Sokoli shkëlqeu si gazetar dhe opozitar i paepur, ku për vite të tëra ai çmonte dhe denonconte intrigat politike që thureshin kundër nesh. Na jepte kurajo kur ishim pakicë. Ishte bashkënismëtar i lëvizjes së dhjetorit. Sokoli përjetoi një fëmijëri të trazuar për shkak të persekutimit absurd që i bëri sistemi komunist. Sokoli luftoi për të drejtat demokratike të Shqipërisë, që askush mos të vuante si ai dhe familja e tij. Betimi i tij, është edhe betimi ynë për aq sa do të kemi frymë dhe jetë. Sokoli nuk u nda kurrë nga rrugëtimi me PD-në në ditë të mira dhe të vështira, me forcën dhe këmbënguljen e një burri me vullnet të madh”, u shpreh Basha.

Trupi i pajete i deputetit Olldashi do te prehet ne Varrezat e Sharres

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *