Home / Sport / Ibra: Ronaldo dhe Messi favoritë për Topin e Artë

Ibra: Ronaldo dhe Messi favoritë për Topin e Artë

“Janë disa lojtarë që kanë performuar në nivelet më të larta, javë pas jave dhe është e vështirë që të mos mendosh vetëm për Ronaldon dhe Messin”, ka theksuar suedezi.

Ylli i Paris Saint-Germainit Zlatan Ibrahimoviq mendon se dyshja e La Ligas, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të mbesin favoritë për të fituar Topin e Artë.Reprezentuesi suedez beson se Franck Ribery ka shanse të mira për ta fituar çmimin pas suksesit që arriti me Bayern Munichun vitin e kaluar, por Ibra ka shtuar se do të jetë e vështirë për secilin votues që të mos shikojë dikë përveç Messit dhe Ronaldos.

“Disa lojtarë kanë rastin që të fitojnë Topin e Artë”, ka thënë Ibrahimoviq për gazetarët.

“Ribery kishte një vit të mrekullueshëm dhe fitoi çdo gjë me Bayernin. Pastaj është Messi, i cili ka një talent të pastër dhe është i lindur për të luajtur futboll- ai nuk është produkt i stërvitjeve. Ronaldo gjithashtu është në një formë të mirë”, ka shtuar ai.

“Janë disa lojtarë që kanë performuar në nivelet më të larta, javë pas jave dhe është e vështirë që të mos mendosh vetëm për Ronaldon dhe Messin”, ka theksuar suedezi.

Për momentin, Ibrahimoviq është i fokusuar në ndeshjet e barazhit që Suedia i zhvillon kundër Portugalisë për kualifikimin në Kampionatin Botëror ndërsa ka shtuar se kombëtaren e tij e pret një detyrë e vështirë për të siguruar biletën e fundit për Brazil.

“Këto dy ndeshje i shoh si finale dhe ne duhet të luajmë mirë në to”, ka thënë 32-vjeçi.

“Njerëzit nuk duhet të fokusohen vetëm në dy lojtarë- është Suedia përballë Portugalisë. Çdo gjë ka të bëjë me ekipet dhe ne duhet të luajmë mirë për të arritur rezultatin e kërkuar”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *