Home / Lajme / Maqedoni / Incident ne Shkup. Nje nxenes i lenduar rende

Incident ne Shkup. Nje nxenes i lenduar rende

04.11.2013… Sonte në afërsi të Bit Pazarit ka ndodhur një incident i rëndë në autobusin nr 65.

Sonte në afërsi të Bit Pazarit ka ndodhur një incident i rëndë në autobusin nr 65. Në vendgjarje ka numër të madh të forcave policore. Nga incidenti i ndodhur është i lënduar një person. Jo zyrtarisht mësohet se në incident janë përfshirë nxënës të shkollave të mesme kimike dhe PTT.Rahja ka ndodhur tek qendra e transportit afer barnatores Zegin. Nga policija e konfirmojnë incidentin, ndërsa thonë se përleshja e filluar mes nxënësve ka eskaluar në Bit Pazar. Personi i lënduar është dërguar në qendrën urgjente të Shkupit. Nga policia thonë se mund të ketë edhe persona tjerë të lënduar, por ato nuk mund ti konfirmojnë sepse supozojnë se ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ambulanca private. Detaje të reja policia paralajmëroi për ditën e nesërme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *