Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Për çështjen e emrit gjithmonë jam realist

Ivanov: Për çështjen e emrit gjithmonë jam realist

1 nëntor-Për deklaratën e Ahmetit që e transmetuan disa media se nuk do ta përkrahë në zgjedhjet presidenciale, shefi i shtetit u përgjigj se nuk di për një deklaratë të tillë të liderit të BDI-së.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot deklaroi se nuk është as pesimist, dhe as optimist, por është realist lidhur me kontestin e emrit dhe mundësinë e zgjidhjes së tij.

“Përderisa jam në këtë funksion asnjëherë nuk kam qenë pesimist, dhe as optimist, çdo herë kam qenë realist. Edhe pse jemi realistë, e dimë deklaratën e zotëri Nimicit i cili më së miri është informuar në të gjithë procesin, ashtu që nuk kam të shtoj as të marrë nga deklarata e zotëri Nimicit”, tha Ivanov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Maqedonia dhe Greqia tani janë më afër zgjidhjes së emrit, ashtu siç pohoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistë për Alsat M.

I pyetur nëse do të kandidohet edhe njëherë për mandatin e presidentit, Ivanov tha se “kur të vijë momenti, do t’ua them vendimin qytetarëve”.

Për deklaratën e Ahmetit që e transmetuan disa media se nuk do ta përkrahë në zgjedhjet presidenciale, shefi i shtetit u përgjigj se nuk di për një deklaratë të tillë të liderit të BDI-së.

Në lidhje me mundësinë për abolim të gazetarit Tomisllav Kezharovski, nëse sillet procedurë e tillë nga Ministria e Drejtësisë, presidenti Ivanov tha se do të vendoset sipas ligjeve dhe Kushtetutës.

“Derisa jam unë në këtë funksion asnjëherë nuk kam komentuar vendime gjyqësore, as që mendoj të komentoj. Ajo që është në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e respektoj. Ashtu që çdo procedurë e cila ekziston në ligje, saktësisht shoqërohem kah ajo. Në Kabinet kemi komision i cili i shqyrton të gjitha çështjet dhe kur të vjen iniciativa, do të sjellë vendim të cilin unë do ta pranoj në pajtim me qëndrimet që do të vijnë nga Ministria e Drejtësisë”, deklaroi presidenti Gjorgje Ivanov, i cili sot ishte i pranishëm në përfundimin e projektit “Bon-toni sportiv”, në komunën e Aerodromit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *