Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovski: BDI-ja ka qenë e përfshirë në shqyrtimin e ligjeve për mediat

Ivanovski: BDI-ja ka qenë e përfshirë në shqyrtimin e ligjeve për mediat

5 nëntor-Ai u bëri thirrje Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Asociacionit të Maqedonisë të gazetarëve që të dakordohen se cili definicion për gazetarin për ta është i pranueshëm dhe atë ta dorëzojnë deri te Ministria.

Përfaqësues të BDI-së kanë qenë të inkuadruar në mënyrë aktive në miratimin e ligjeve për mediat dhe për shërbime audiovizuale dhe mediale kur ato i shqyrtoi Qeveria dhe në debatet publike në Kuvend. Atëherë nuk kishim vërejtje nga ata, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimin e BDI-së rreth këtyre ligjeve, Ivanovski tha se tani ka situatë të re dhe se qëndrimi i BDI-së është se nuk do t’i mbështet këto ligje.

“Tani kemi situatë të re. Për ne e rëndësishme është që ta përcjellim edhe atë që po ndodh në Britani të Madhe dhe SHBA. Njëherit, me kartën mbretërore, instrument i cili me vite nuk është zbatuar në Mbretërinë e Madhe, do të formohet rregullator i ri i cili do t’i ndjek edhe përmbajtjet ndaj mediave të shtypura, diçka për të cilën ligji ynë që nga fillimi thamë se do të jetë jashtë kësaj legjislative. Propozimi ynë ishte që vetëm të ketë mbikëqyrje administrative ndaj portaleve të shtypura elektronike. Në mënyrë plotësuese në SHBA ka ligj i cili është në fazë avancuese në të cilin ka definicion se çka është gazetari. Edhe këtë do ta ndjekim sepse edhe tek ne definicioni gazetar ende nga disa palë kontestohet”, deklaroi Ivanovski.

Ai u bëri thirrje Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Asociacionit të Maqedonisë të gazetarëve që të dakordohen se cili definicion për gazetarin për ta është i pranueshëm dhe atë ta dorëzojnë deri te Ministria.

“Atë definicion do ta pranojmë”, nënvizoi ministri Ivanovski

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *