Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: KSHZ-ja është kompetente për listën zgjedhroe, MPB-ja u qëndron në dispozicion

Jankulloska: KSHZ-ja është kompetente për listën zgjedhroe, MPB-ja u qëndron në dispozicion

20 nëntor-Jankulloska e porositi kryetarin e ri dhe gjithë përbërjen e KSHZ-së se të gjitha informatat me të cilat disponon MPB-ja do t’i marrin menjëherë kur do t’i kërkojnë njejtë sie dhe deri më tani dhe se MPB-ja do të jetë në dispozicion çdoherë kur do të ndjejnë nevojë se mund t’u ndihmojë.

Ligjit qartë saktëson se cili është institucioni kompetent për listën zgjedhore, ndërsa ai është Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të gjitha pyetjet për të, duke përfshirë edhe atë të fundit të nënshkruar nga kryetari i deriparadokohshëm të kSHZ-së, duhet të drejtohen në këtë adresë.

Kjo është përgjigjeja nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në pyetjen e gazetarëve se ku qëndron problemi kryesor në pastrimin e listës zgjedhore dhe akuzat nga ana e opozitës.

“MPB-ja as nuk mundet, e as që dëshiron të ndikojë mbi përmbajtjen e Listës zgjedhore. Evidencat tona mund të shfrytëzohen vetëm si indikator në qoftë se KSHZ-ja konsideron se mund t’i ndihmojnë në finalizimin e një liste zgjedhore”, deklaroi Jankulloska sot pas vizitës së kandidatëve të rinj të cilët po testohen për kontroll të aftësive motorike, si pjesë e testimeve për pranim të nëpunësve të rinj policorë.

Ajo potencoi se MPB-ja të gjitha të dhënat me të cilat disponon si edhe deri më tani me kohë do t’i dërgojë deri te institucionet të cilat janë kompetente për përpunimin e tyre të mëtejshëm në funksion të finalizimit të Listës zgjedhore.

“Kryetari i ri nëse dëshiron të jetë i suksesshëm duhet t’i tejkalojë urdhërat partiae në bazë të së cilave punonte kryetari i mëparshëm dhe të vendoset në funksion të qytetarëve, të Republikës së Maqedonisë, të procesit zgjedhor objektiv dhe transparent, ndërsa KSHZ-ja ka kapacitet këtë ta bëjë. Mbetet në vullnetin politik të personave të cilët në njëfarë mënyre kanë ndikim në proces”, tha ministrja e Punëve të Brendshme.

Jankulloska e porositi kryetarin e ri dhe gjithë përbërjen e KSHZ-së se të gjitha informatat me të cilat disponon MPB-ja do t’i marrin menjëherë kur do t’i kërkojnë njejtë sie dhe deri më tani dhe se MPB-ja do të jetë në dispozicion çdoherë kur do të ndjejnë nevojë se mund t’u ndihmojë.

“Përgjegjësinë për kompetencat e tyre ligjore as deri më tani nuk e kemi ndërmarrë, e as që kemi ndërmend ta ndërmarrim. Ata janë përgjegjës për Listën zgjedhore dhe duhet në mënyrë serioze t’i qasen finalizimit të tij gjegjësisht konstatim për atë se në çfarë gjendje është, ashtu siç këtë e bërë kryetari i mëparshëm kur në virgjile të zgjedhjeve të fundit lokale konstatoi se Lista zgjedhore është në rregull dhe i përgjigjet gjendjes faktike në terren dhe e nënshkroi”, shpjegoi ministrja Gordana Jankulloska

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *