Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Përkatësia etnike nuk është kriter për zgjedhjen e kuadrove udhëheqëse në MPB

Jankullovska: Përkatësia etnike nuk është kriter për zgjedhjen e kuadrove udhëheqëse në MPB

20 nëntor-Gjatë rikosnturimi të fundit të BSP-së gjegjësisht zgjedhjes së epërorëve të ri ka rritje të përqindjes së kandidatëve, persona veçmë të emëruar në pozita, të cilat u përkasin bashkësive joshumicë”, deklaroi Jankullovska sot pas vizitës së kandidatëve të ri të cilët testohen për kontrollin e aftësive motorike, si pjesë nga testimi pranues i nëpunësive të ri policor.

Kriter themelor gjatë zgjedhjes së kuadrove udhëheqëse në MPB asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë përkatësia etnike, por cilësitë e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitën përkatëse gjegjësisht përvoja e tyre dhe potenciali të japin maksimum në interes të shtetit dhe MPB-së, u përgjigj ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, në pyetjen sa nga udhëheqësit e ri në Byronë për siguri publike janë shqiptarë.

“Të punësuarit tanë asnjëherë nuk i kemi ndarë sipas përkatësisë etnike. Në asnjë aplikim apo dokument nuk ekziston grafikë ku ata duhet të prononcohen se cilës bashkësie etnike i përkasin. Është fakt që të punësuarit nga bashkësitë etnike pakicë kanë mundësi dhe të drejta të barabarta si të gjithë të punësuarit tjerë në MPB. Gjatë rikosnturimi të fundit të BSP-së gjegjësisht zgjedhjes së epërorëve të ri ka rritje të përqindjes së kandidatëve, persona veçmë të emëruar në pozita, të cilat u përkasin bashkësive joshumicë”, deklaroi Jankullovska sot pas vizitës së kandidatëve të ri të cilët testohen për kontrollin e aftësive motorike, si pjesë nga testimi pranues i nëpunësive të ri policor.

Ministrja Jankullovska shtoi se kjo tregon që personat të cilët kanë potencial të mjaftueshëm dhe i plotësojnë kushte ligjore asnjëherë nuk kanë pasur dhe as do të ketë pengesë të avancohen në karrierë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *