Home / Sport / Januzaj, më i miri nga të rinjtë në Premier League

Januzaj, më i miri nga të rinjtë në Premier League

Januzaj 18-vjeçar këtë edicion është futur në ekipin e parë të Manchester Unitedit dhe ka shënuar dy gola në Premier League. Ai deri më tani ka regjistruar tetë ndeshje në të gjitha garat dhe shumë shpejt pritet të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi është përfshirë në listë nga trajneri David Moyes.

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj llogaritet futbollisti më i mirë i ri në Premier League, shkroi “Eplindex”. Januzaj 18-vjeçar këtë edicion është futur në ekipin e parë të Manchester Unitedit dhe ka shënuar dy gola në Premier League. Ai deri më tani ka regjistruar tetë ndeshje në të gjitha garat dhe shumë shpejt pritet të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi është përfshirë në listë nga trajneri David Moyes, transmeton gazeta “Koha Ditore”.

Në listën e përpiluar prej katër futbollistëve të rinj më të mirë këtë edicion në Premier League nga “Eplindex”, Januzaj ka lënë pas vetes sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku si dhe Ross Barkleyn (Everton) e Ben Daviesin (Swansea). Si Lukaku (20), ashtu edhe Barkley (19) e Davies (20), janë më të vjetër se Januzaj.

Januzaj është përshkruar si i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i ri, i cili ka guximin të gjuajë nga distanca. Januzaj është edhe lider te Menju në gjuajtjet në portë, ku regjistron nga një gjuajtje në çdo 36 minuta.

“Januzaj nuk frikësohet për të gjuajtur nga distanca dhe për këtë është lider te Manchester Unitedi këtë edicion. Ai gjithashtu deri më tani ka krijuar edhe katër raste për bashkëlojtarët, kurse njëri prej tyre është konvertuar në gol”, shkroi “Eplindex” të mërkurën. “Januzaj është një talent i jashtëzakonshëm dhe në Premier League ka pasur 22 tentime për ta kaluar kundërshtarin me driblin, ndërsa është treguar i suksesshëm në 64 për qind të rasteve”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *