Home / Sport / Juve, një pikë larg 1/8 së finales

Juve, një pikë larg 1/8 së finales

Juventusi ka arritur ta mposhtë Kopenhagën me rezultat 3-1 për t’iu afruar kualifikimit në fazën e eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Juventusi ka arritur ta mposhtë Kopenhagën me rezultat 3-1 për t’iu afruar kualifikimit në fazën e eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët nuk e patën aspak të lehtë ndaj ekipit danez, ndërsa golin e parë e shënuan nga penaltia përmes Arturo Vidal (26’).

Në pjesën e dytë, ish-futbollisti i Juves, Olof Mellberg, e barazoi rezultatin (56’), mirëpo i njëjti futbollist gaboi duke shkaktuar penalti dhe Vidal e riktheu epërsinë (61’).

Mesfushori kilian realizoi het-trik pas një harkimi të Paul Pogbas (63’).

Juventusi ka gjashtë pikë pas pesë xhirosh dhe i duhet vetëm një barazim përballë Galatasaryt në ndeshjen e fundit që të kualifikohet në 1/8 e finales.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *