Home / Sport / Juventusi mposht Napolin, i afrohet Romës

Juventusi mposht Napolin, i afrohet Romës

Goli i parë i Juves ra që në minutën e 2-të të takimit, kurse golashënues ishte qendërsulmuesi Llorente, i cili duket se tashmë ka arritur formën e dëshiruar. Për golin e dytë u dhesh të pritej deri në minutën e 74-të, kur shënoi Andrea Pirlo, ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 80-të, që e shonoi Paul Pogba.

Kampioni aktual i Serie A, Juventusi mposhti mbrëmë në Torino ekipin mysafir Napoli, me të cilin deri në këtë xhiro kishin numër të barabartë pikësh dhe e ndiqnin lideren, Romën. Mirëpo, torinezët e mundën goxha si keq ekipin e Valon Behramit dhe të Blerim Xhemajlit, duke i shkaktuar disfatë me rezultatin 3:0. Goli i parë i Juves ra që në minutën e 2-të të takimit, kurse golashënues ishte qendërsulmuesi Llorente, i cili duket se tashmë ka arritur formën e dëshiruar. Për golin e dytë u dhesh të pritej deri në minutën e 74-të, kur shënoi Andrea Pirlo, ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 80-të, që e shonoi Paul Pogba.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte, Fiorentina mundi Sampdorian me rezultatin 2:1, me dy gola të Giuseppe Rossit.

Pas këtyre dy ndeshjeve të fundit, në tabelë prin akoma Roma me 32 pikë, Juventusi e ndjek me 31 dhe Napoli me 28 pikë. Fioentina, ndërkaq ngjitet në vendin e 5-të me 24 pikë, duke e ndjekur pozitën e katërt, ku është pozicionuar Interi me 25 pikë të tubuara në 12-të xhirot e deritashme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *