Home / Sport / K.F Shkendija- Gostivari 4:0

K.F Shkendija- Gostivari 4:0

10 Nentor… Tre gola të përzgjedhurit e trajnerit Gjore Jovanovski i shënuan nga ndërprerjet, ndërsa vetëm një tjetër nga loja.

Shkëndija ka shkëlqyer sot në ndeshjen ndaj Gostivarit, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 4:0. Tre gola të përzgjedhurit e trajnerit Gjore Jovanovski i shënuan nga ndërprerjet, ndërsa vetëm një tjetër nga loja.

Muharem Bajrami vetëm pas 4 minutave lojë kaloi në epërsi Shkëndijën, duke paralajmëruar se në këtë ndeshje fitorja do të flet “kuq e zi”. Shkupjani mjaft mirë ekzekutoi goditjen e lirë nga ana e majtë, duke lëshuar një goditje shumë të papërshtatshme brenda zonës që habiti të gjithë, bashkë edhe me portierin e Gostivarit.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë “kuqezinjtë” shënuan edhe tre herë të tjera në rrjetën e mysafirëve.

Artim Pollozhani ishte disi më i disponuar në këtë pjesë duke shënuar dy gola. Golin e parë futbollisti strugan e realizoi në minutën e 50-të kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Bajramit dhe me kokë shënoi për 2:0.

Goli i tretë ishte më i bukuri i ndeshjes dhe ishte pjesë e Burhan Emrullahut, i cili mjaft mirë në minutën e 64-të ekzekutoi goditjen e lirë. Ky gol edhe përfundimisht shuajti shpresat e Gostivarit, skuadër kjo e cila si duket nuk e kishte ditën e saj, ndërsa pikët do të duhet ti kërkojë që në ndeshjen e rradhës kundër Napredokut.

Artim Pollozhani në minutën e 85-të me golin e tij të dytë personal vendosi rezultatin e këtij takimi, Shkëndija 4, Gostivari 0. Falë kësaj fitore Shkëndija sërish është ngjitur në pozitën e 8-të, duke u barazuar me pikë me Bregallnicën dhe EuroMilkun, që të tre këto skuadra me nga 20 pikë. Ndërkohë në anën tjetër Gostivari sërish mbetet në pozitën e fundit me 10 pikë të tubuara.

Javën që vjen Shkëndijën e pret një përballje e vështirë në transfertë përballë Rabotniçkit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *