Home / Lajme / Maqedoni / Kandidatët e eliminuar për policë fajësojnë zv/ministrin

Kandidatët e eliminuar për policë fajësojnë zv/ministrin

05 nëntor – Kandidatët e eliminuar shqiptarë nga konkursi i fundit për policë i kundërpërgjigjen zv/ministrit të brendshëm, Zemri Qamili.

Disa nga kandidatët kanë reaguar ndaj zv/ministrit Qamili, i cili tha se faji qëndron tek kandidatët shqiptarë që u eliminuan në fazën e përzgjedhjes dhe plotësimit të kushteve për pranim.

Qamili theksoi se përfaqësimi prej 25 për qind i kandidatëve shqiptarë ka qenë gjatë përzgjedhjes, por jo në fazën finale ku sipas tij, kandidatët nuk kanë arritur të përmbushin me sukses të gjitha fazat e trajnimit.

Kjo ka irituar në masë të madhe kandidatët e eliminuar, duke theksuar se zv/ministri Qamili duhet t’i përmbahet me këmbëngulësi kërkesës që të pranohen 25 për qind policë shqiptarë dhe jo të gjejë arsyetime.

“Ne jemi skandalizuar me arsyetimet e tij. Shqetësimet e tona do t’i përcjellim tek sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, kryetari i partisë në pushtet Ali Ahmeti, por edhe tek faktorë ndërkombëtarë. Ne si kemi arritur që të kalojmë testet e pranimit dhe të përmbushim kushtet, ndërsa më pas të eliminohemi. Se çfarë flasin për model holandez të pranimit, ato janë vetëm arsyetime që i pranojmë lehtësisht zyrtarë shqiptarë ,që kanë marrë përgjegjësi dhe detyra publike”, theksuan për INA, kandidatët për policë.

Në këtë konkurs për herë të parë është aplikuar modeli holandez i përbërë nga shumë cikle trajnimi; 4 kandidatë shqiptarë kanë dështuar që në ciklin e parë, 8 të tjerë nuk arritën ta përfundonin me sukses trajnimin. Ministria e Brendshme shpalli konkursin për pranimin e mbi 300 policëve, duke pasur prioritet kandidatët të komunitetit shumicë maqedonas. Pranimi i vazhdueshëm i tyre ka rrezikuar shumë përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Brendshme.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka reaguar sot lidhur me këtë diskriminim.

“ZGJOHU! kërkon nga të gjithë institucionet relevante që të krijojnë mekanizma ligjor ose procedura tjera juridike që vendet për pjestarët e komuniteteve joshumicë në vend të jenë të rezervuara në momentin e shpalljes së konkursit”, thekson kjo lëvizje. (M.Pajaziti/INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *