Home / Lajme / Maqedoni / Kastrim kimik për pedofilët të cilët do ta përsërisin veprën

Kastrim kimik për pedofilët të cilët do ta përsërisin veprën

5 nëntor-Kjo, siç sqaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, është drejtimi në të cilin duhet të shkojë sjellja e ndryshimeve të Kodit penal në pjesën e rritjes së dënimeve me burg për autorët e një sulmi seksual ndaj fëmijëve, dhe veçanërisht të fëmijëve nën moshën 14-vjeçare dhe vendosjen e mundësisë për kastrimin kimik, gjegjësisht trajtimin mjekësor antitestosteron. Ky drejtim, tha Spasov

Zvogëlim i dënimit me burg nëse i dënuari për pedofili pajtohet të marrë trajtim mjekësor antitestosteron ose të a.q. kastrim kimik, dhe vazhdimin e obligueshëm të një trajtimi të këtillë bashkë me rritjen e dënimit burg të paraparë në Ligjin ekzistues nëse autori e përsërit veprën.

Kjo, siç sqaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, është drejtimi në të cilin duhet të shkojë sjellja e ndryshimeve të Kodit penal në pjesën e rritjes së dënimeve me burg për autorët e një sulmi seksual ndaj fëmijëve, dhe veçanërisht të fëmijëve nën moshën 14-vjeçare dhe vendosjen e mundësisë për kastrimin kimik, gjegjësisht trajtimin mjekësor antitestosteron. Ky drejtim, tha Spasov, është rekomanduar nga shumica e ekspertëve të cilët merren me këtë problematikë.

“Me kërkesën tuaj janë bërë analiza të cilat tregojnë se dënimi mesatar për një vepër të këtillë penale është deri në gjashtë vjet burg dhe mu për këtë kërkuam rritje të dënimeve me burg, me ç’rast në ndryshimet e propozuara është paraparë rritje e dënimeve me burg prej 10 deri në 20 vjet si dhe me burg të përjetshëm. Pason procedura në të cilën Komisioni i cili punon për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit ekzistues ta përpunojë përmbajtjen e këtij ligji dhe më pas përsëri në seancë qeveritare do të shqyrtohen ndryshimet dhe shtesë Qeveria do të marrë qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha Spasov

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *