Home / Sport / KB Liria, ‘demonton’ Kozhuvin me 28 pikë diferencë

KB Liria, ‘demonton’ Kozhuvin me 28 pikë diferencë

Basketbollistët e Lirisë në palestrën sportive “Kale”, kundër Kozhuvin shënuan fitore bindëse 97-69 duke dëshmuar edhe njëherë se sivjet kanë nëj skuadër që ka më shumë harmoni në lojë.

KB Liria nuk njeh kundërshtarë të denjë në ecurinë e deritanishme të sezonit të ri në Ligën e Parë të Basketbollit vendor. Basketbollistët e Lirisë në palestrën sportive “Kale”, kundër Kozhuvin shënuan fitore bindëse 97-69 duke dëshmuar edhe njëherë se sivjet kanë nëj skuadër që ka më shumë harmoni në lojë. Çereku i parë I takoi skuadrës vendase, KB Liria e cila dominoi nën tabelë dhe me kundërsulmet e shpejta arriti që të krijojë një epërsi të mjaftueshme për nismën e çerkut të dytë pran rezultatit 27-16. Në vazhdim të ndeshjes, Liria vazhdoi me dominim total në palestrën në ‘Kale’, në element të veçantë ishte basketbollisti amerikan Nared, i cili ishte i inspiruar nga përkrahja e tifozëve në këtë përballje dhe me ngulitje atraktive ngriti në këmbë tërë tifozët , nga të dy taborët. Në 4 minuta, para mbyllje së çerekut të dytë, Liria kishte edhe 25 pikë epërsi (48:23), ndërsa në pushim shkoi me rezultatin 64:36. Këtu qartë shihej se fitorja nuk vihej në dyshim dhe se pikët e reja ishin për KB Liria dhe vetëm mbetej dilemma se me çfarë direfencë do të shkojnë në shtëpi mysafirët nga Gjevgjelia. Vazhdimi i çerekut të tretë sërisht kaloi në dominim të KB Liria, ku shihej qartë loja atraktive, pasi në çdo sulm kërkohej që të mbyllet me pikë atraktive, ndërsa mjeshtër në këtë drejtim është amerikani Nared. Befasoi relizimi I dobët i mysafirëve të cilët nuk arritën që të realizojnë më shumë se 16 pikë, ndërsa në këtë drejtim kishin edhe disa humbje të pastërta kur kishin pozita të lehtë për të shënuar pikë. Me fitoren e siguruar dhe diferencën prej 30 pikëve, KB Liria në çerekun e fundit vendosi të aktivizojë të gjithë basketbollistët , që ndoshta në ndeshjet e kaluar nuk kishin rast për të inkuadruar në lojë, andaj vetëm çereku i fundit u takoi mysafirëve të cilët e mbyllën me rezultat 17-13 dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar 97-69, edhe pse kishte disa tentime të basketbollistëve vendas që të arrijnë deri te 100 pikëshi. Më efikas tek KB Liria ishin Trajkovski me 19 pikë, para Mijoviçit me 17 dhe Naredit me 16 pikë. Ndërkohë tek mysafirët u dallua Mihajlovic me 16 dhe Default me 13 pikë. KB Liria pas kësaj fitoreje bindëse do të jetë në ndarje të vendit të dytë me Rabotnickit me nga 6 pikë, por me një ndeshje me pak se Kozhuvin që ende mban pozitën e parë me 7 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *