Home / Sport / Klopp: Bayerni nuk meritoi fitoren

Klopp: Bayerni nuk meritoi fitoren

Klopp u shfaq shumë i nervozuar pas ndeshjes duke thënë se Bayerni nuk meritoi një fitore të tillë.

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka thënë se atij nuk i intereson aspak rezultati i thellë me të cilin ka humbur ekipi i tij, pasi që beson se ekipi i tij luajti më mirë.

Bavarezët fituan falë reagimit të mirë në kundërsulme për të mposhtur Dortmundin thellësisht para tifozëve të vet.

Dhe, Klopp u shfaq shumë i nervozuar pas ndeshjes duke thënë se Bayerni nuk meritoi një fitore të tillë.

“Nuk më intereson se sa keq ne humbëm. Goli i dytë dhe i tretë nuk tregojnë shumë për këtë ndeshje”.

“Bayerni luajti më ndryshe. Ata luajtën shumë me topa të gjatë dhe kishin durim. Ne kemi pasur raste më të mira”.

“Por, duhet t’i shfrytëzoni këto raste. Pas golit të dytë ju keni mundur të shihni ekipin duke mos luajtur fare. Nuk më intereson fare goli i tretë. Nuk tregon shumë”, ka thënë Klopp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *