Home / Lajme / Maqedoni / Komandat Hoxha i bashkohet Lëvizjes ‘Bashkohu’

Komandat Hoxha i bashkohet Lëvizjes ‘Bashkohu’

13 nëntor – Xhezair Shaqiri i njohur me nofkën komandant Hoxha sot edhe zyrtarisht i është bashkuar kauzes dhe radhëve të LËVIZJES ISLAME BASHKOHU.

“Komandant Hoxha i cili është prej komandantëve të rrallë i cili e bëri luftën e nuk e shiti lirinë aderon në LISBA. Komandant Hoxha është shtetas i Kosovës njihet për luftën që bëri ai rreth kauzes fetare dhe kombëtare të popullit shqiptar ku familjarisht ishin nën shenjën armiqësore të regjimit serb. Allahu na begatoftë me të mira na drejtoftë ka e mbara dhe e mira, lusim Allahun ta na jap sukses dhe me ndihmën e tij t’i mposhtim armiqët e muslimanëve dhe armiqët e kombit shqiptar”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Bashkohu.

Xhezair Shaqiri – Hoxha vite me radhë ka qëndruar i strehuar në fshatin Tanushë të Karadakut të Shkupit, duke i`u shmangur një procesi gjyqësor, i cili ishte vlerësuar politikisht i motivuar kundër tij. Hoxha në disa raste ka qenë shënjestër e operacioneve policore për arrestimin e tij në fshatin Tanushë, mirëpo ai i ishte kundërpërgjigjur këtyre aksioneve, duke paralajmëruar se do të ballafaqohej me to edhe përmes armës.

Xhezair Shaqiri – Hoxha në zgjedhjet e fundit ishte në listën për deputet në Parlamentin e Maqedonisë në kuadër të koalicionit me BDSH-në e Bardhyl Mahmutit, por ai nuk arriti të sigurojë mandatin e deputetit, pasi që i ishte shmangur lëvizjeve në terren. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *