Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Kërçovës ditë zie për humbjen e tre të rinjve

Komuna e Kërçovës ditë zie për humbjen e tre të rinjve

29 nëntor-Komuna e Kërçovës ka shpallur 29 nëntorin, ditë zie për të ndarë dhembjen me familjet e tre viktimave, të cilët dje në orët e hershme të mëngjesit humbën jetën në aksidentin e rëndë, pasi makina e tyre u përplas në murin e një shtëpie. Komuna e Kërçovës i ka rekomanduar edhe institucionet e tjera që të ulin në flamujt në gjysmështizë. Ky aksident ka tronditur banorët e komunës së Kërçovës dhe gjithë qytetarët e vendit.

Kërçova sot është në ditë zie pas humbjes së jetës të tre të rinjve shqiptarë nga ky qytet në aksidentin e djeshëm.

Komuna e Kërçovës ka shpallur 29 nëntorin, ditë zie për të ndarë dhembjen me familjet e tre viktimave, të cilët dje në orët e hershme të mëngjesit humbën jetën në aksidentin e rëndë, pasi makina e tyre u përplas në murin e një shtëpie. Komuna e Kërçovës i ka rekomanduar edhe institucionet e tjera që të ulin në flamujt në gjysmështizë. Ky aksident ka tronditur banorët e komunës së Kërçovës dhe gjithë qytetarët e vendit.

Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën në pjesën qendrore të qytetit. Siç bëhet e ditur të rinjt që kanë ndërruar jetë janë: Admir B. (25), Jeton E. (25) dhe Murat A. (15), të gjithë nga Kërçova, ndërsa të plagosurit janë shtetasit me inicialet G.S. (27) dhe R.S. (26) nga Kërçova, që janë dërguar në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër, për shkak të plagëve të rënda.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti “Golf” me regjistrim të Kërçovës, duke kaluar nga rruga e stacionit hekurudhor për te rruga lokale për në Krushinë, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe me pjesën e parme ka goditur trotuarin dhe shtyllën elektrike të betonit pas çka automjeti është rrotulluar dhe me pjesën e pasme ka goditur një objekt banimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *