Home / Sport / Krasniqi e fitoi duelin e bamirësisë, Kryeziu nokauton Witter-in

Krasniqi e fitoi duelin e bamirësisë, Kryeziu nokauton Witter-in

Paraqitja e Krasniqit në këtë duel është kontribut direkt për SOS Kinderdorf në Prishtinë. Dueli shkoi në 8 raundet e caktuara ku boksieri bindshëm më i mirë ishte natyrisht Krasniqi.

Ish-kampioni i Evropës dhe ish-sfiduesi i titullit të botës në peshën e rëndë të boksit profesionist, Luan Krasniqi e ka fituar të shtunën në mbrëmje duelin e bamirësisë ndaj biznesmenit gjerman, Uwe Hueck.

Paraqitja e Krasniqit në këtë duel është kontribut direkt për SOS Kinderdorf në Prishtinë. Dueli shkoi në 8 raundet e caktuara ku boksieri bindshëm më i mirë ishte natyrisht Krasniqi.

Veç këtij dueli janë zhvilluar edhe disa përballje tjera interesantë. Ndër to dallohet fitorja e Timo Schwarzkopf apo Festim Kryeziut të lindur ndaj ish-kampionit të botës në peshën velter, Junior Witter me pikë, transmeton “Sporti1”.

Boksieri shqiptar me pasaportë gjermane arriti të hedh në nokaut një herë kundërshtarin e tij në rundin e 10-të.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *