Home / Lajme / Maqedoni / Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë

Në këtë periudhë janë zbuluar dhe paraqitur gjithsej 193 kryerës, kundër të cilëve janë parashtruar 168 fletëparaqitje penale, kurse në periudhën e njejtë të vitit paraprak 163. Nga veprat penale të regjistruara në këtë periudhë 370 janë vepra penale me kryerës të panjohur, kurse 192 vepra penale me kryerës të njohur”, qëndron në raportin e Stacionit Policor në Tetovë, të dorëzuar në këshillin e komunës së Tetovës, i cili edhe u miratua

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kriminaliteti në territorin që mbulon stacioni policor në Tetovë, ka shënuar rënie për 11 përqind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Në këtë periudhë janë kryer gjithsej 646 vepra penale, kurse në vitin e kaluar 728, bëjnë të ditur nga Policia e Tetovës. Megjithatë, gjatë kësaj kohe janë parashtruar më shumë fletëparaqitje se vitin kaluar, gjegjësisht ka pasur më shumë kryerës të involvuar 274 kryerës këtë vit, ndërsa vitin e kaluar ka patur 253 persona të involvuar në këto vepra.Realizimi i përgjithshëm i veprave penale në nivel të stacionit të policisë në Tetovë ka arritur deri në 40 përqind.“Në strukturën e veprave vazhdojnë të dominojnë veprat penale në sfera e kriminalitetit klasik më 90 përqind. Ndërkohë që më pas janë veprat penale në fushën e krimit të organizuar dhe veprat e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë. Në pjesën e kriminalitetit klasik është në rënie të vogël respektivisht diku rreth 10 përqind më pak se vitin e kaluar gjegjësisht 562 këtë vit, ndërsa 627 vitine kaluar. Në këtë periudhë janë zbuluar dhe paraqitur gjithsej 193 kryerës, kundër të cilëve janë parashtruar 168 fletëparaqitje penale, kurse në periudhën e njejtë të vitit paraprak 163. Nga veprat penale të regjistruara në këtë periudhë 370 janë vepra penale me kryerës të panjohur, kurse 192 vepra penale me kryerës të njohur”, qëndron në raportin e Stacionit Policor në Tetovë, të dorëzuar në këshillin e komunës së Tetovës, i cili edhe u miratua. Në këtë raport, theksohet se në grupin veprave penale kundër lirisë dhe të drejtave të qytetarëve, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor janë regjistruar 4 vepra penale me dhunë, një privim lirie antilogjor, një grabitje, një tentim për grabitje, 6 rrezikime të sigurisë, 4 keqpërdorime të të dhënave personale dhe një rast për dhënie të ndihmës në këto keqpërdorime. “Nga numri i përgjithshëm i vjedhjeve në rajon, 248 janë vjedhje të rënda, prej të cilave 84 janë kryer në banesa dhe shtëpi, njëzet në shitore, 25 vjedhje në automjete dhe 48 janë vjedhje të tjera. Paralelisht me këto, janë paraqitur edhe 70 tentime për vjedhje të rënda dhe është regjistruar një vjedhje në automjetin për transport të udhëtarëve. Në këtë periudhë vetëm në rajonin e komunës së Tetovës janë regjistruar 75 vjedhje, prej të cilave 72 janë vjedhje të tjera, një tentim vjedhjeje dhe 2 vjedhje në xhepa” nënvizohet në raportin e stacionit policor në Tetovë. Në sferën e tregtisë së palejuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 janë zbuluar 27 vepra penale, në të cilat kanë marrë pjesë dhe janë paraqitur gjithsej 35 persona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *