Home / Lajme / Rajon / Kryemyftiu i Serbisë kërkon që Indonezia të mos njohë Kosovën

Kryemyftiu i Serbisë kërkon që Indonezia të mos njohë Kosovën

3 nëntor-“Problemet në Kosovë nuk janë fetare por të natyrës kombëtare. Unë si miq ju kisha rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bieni pre e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar Ziklić,

Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, reis ul-ulema Adem Zilkić ka kërkuar nga Indonezia që të mos njohë shtetin e Kosovës.

Ai këtë e ka theksuar ditëve të fundit në kuadër të një vizite në Xhakaratë i shoqëruar nga drejtori i Zyrës shtetërore për fetë, Mile Radojeviq dhe Patriarku serb, Irinej.

“Problemet në Kosovë nuk janë fetare por të natyrës kombëtare. Unë si miq ju kisha rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bieni pre e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar Ziklić, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit indonezian dhe me kryetarin e Bashkësisë Islame Indoneziane, dr.Said Akil Siroj.

Ai ka lutur që si mysliman autoritetet indoneziane të mbështesin fuqishëm Serbinë rreth çështjes së Kosovës, ashtu që sipas tij, besimtarët e këtij vendi të mos jetojnë të ndarë. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *