Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarët e komunave në Pollog vizitë studimore në Itali (VIDEO)

Kryetarët e komunave në Pollog vizitë studimore në Itali (VIDEO)

14 nëntor – “Kjo vizitë studimore është mundësi e mirë për neve si kryetar komunash, por edhe si shtet që ti marrim përvojat që i kanë këto shtete, sidomos në zhvillimin e rajoneve në vendin tonë. Falendërojmë GIZ-in dhe MVL-në për oragnizimin vizitës”, thuhet në kumtesën e komunës së Gostivarit.

Kryetarët e komunave të Pollogut, si dhe kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta marrin pjesë në një vizitë studimore gjashëditore në Kroaci, Slloveni dhe Itali. Vizita studimore organizohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe organizata gjermane për zhvillim ekonomik rajonal GIZ.

Në këto takime marrin pjesë mbi dyzet kryetar dhe përfqësues të komunave të Maqedonisë të udhëhequr nga Ministri i Vetëqeverisjess Lokale, Tahir Hani.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Slloveni dhe Itali, do vizitojnë disa rajone dhe do njoftohen me mënyrat e menaxhimit dhe me mundësitë për financim të projekteve me rendësi rajonale.

“Kjo vizitë studimore është mundësi e mirë për neve si kryetar komunash, por edhe si shtet që ti marrim përvojat që i kanë këto shtete, sidomos në zhvillimin e rajoneve në vendin tonë. Falendërojmë GIZ-in dhe MVL-në për oragnizimin vizitës”, thuhet në kumtesën e komunës së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *