Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Nevzat Bejta dhe ministresha e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska vizitorët e parë të Sahat Kullës

Kryetari Nevzat Bejta dhe ministresha e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska vizitorët e parë të Sahat Kullës

1 nëntor-“Sot me ministreshën për herë të parë pas disa decenieve e vumë në përdorim për qytetarët Kullën e Sahatit, të cilën tani e tutje do të mund ta vizitojnë qytetarët e Gostivarit por edhe gjithë mysafirët që do të vijnë në qytetin tonë. Prandaj, jam mirënjohës dhe shumë falënderues ministreshës së kulturës për mjetet financiare që i ka ndarë për të zhvilluar kulturën në qytetin e Gostivarit”, theksoi Bejta.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me drejtorin e Qendrës për Kulturë në Gostivar, Luan Zenku dhe drejtorin e Qendrës për Konservim, Adnan Fjezullahu e priten në takim ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.

Kryetari Bejta dhe minstresha Kançeska – Milevska, u bënë vizitorët e parë që hyjnë në Kullën e Sahatit, e cila për vite të tëra ka qenë e mbyllur për vizitorët.

Me vendosjen e ndriçimit në këtë objekt, përfundimisht ka përfunduar restauruar i këtij simboli të qytetit të Gostivarit, të cilit i kthehet pamja autentike.

Gjatë takimit, kryetari Bejta dhe ministresha Kançeska-Milevska të shoqëruar edhe nga muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, e vizituan edhe objektin e vjetër të medresesë së Gostivarit, ku kohë me parë është bërë rikonstruimi i çatisë.

“Sot me ministreshën për herë të parë pas disa decenieve e vumë në përdorim për qytetarët Kullën e Sahatit, të cilën tani e tutje do të mund ta vizitojnë qytetarët e Gostivarit por edhe gjithë mysafirët që do të vijnë në qytetin tonë. Prandaj, jam mirënjohës dhe shumë falënderues ministreshës së kulturës për mjetet financiare që i ka ndarë për të zhvilluar kulturën në qytetin e Gostivarit”, theksoi Bejta.

Ministresha, Elizabeta Kançeska-Milevska, tha se po realizohet një projekt i premtuar para qytetarëve të Gostivarit.
Sot kemi kënaqësi të vërtetë të promovojmë Sahat Kullën, e cila është një përmendore e rëndësishme e kulturës nga periudha e Osmanëve, një projekt që e premtuam para qytetarëve të Gostivarit se plotësisht do të konservohet dhe restaurohet Sahat Kulla. Ne këtë e bëmë, dhe mu për këtë dua të falënderoi drejtorin dhe kuadrin e qendrës për konservim këtu në Gostivar, të cilët me përkushtimin më të madh dhe shumë profesionalisht realizuan këtë projekt“, u shpreh mes tjerash Kançeska – Milevska.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se në të ardhmen edhe komuna do të përkujdesët dhe do të investoje në këtë simbol historik të qytetit të Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *