Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi për vizitë pune në Republikën e Turqisë

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi për vizitë pune në Republikën e Turqisë

Stamboll, 12 nëntor 2013 – Në korniza të vizitës së punës në Stamboll Arifi vizitoi Akademinë parashkollore për fëmijë, e cila është e vetmja akademi e këtij lloji në botë. Kryetarja e Tetovës realizoi takim me përfaqësues të bankës Asya, si dhe Odën ekonomike Iviad, ku para njëqind afaristëve prezantoi potencialet zhvilluese në qytetin e Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi gjendet për vizitë pune në Republikën e Turqisë. Ajo u takua me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Egemen Bagish, me ç’rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe si dhe bartjes së përvojës së Republikës së Turqisë për menaxhim në nivel lokal.

Zëvendëskryeministri Bagish shprehu gatishmërinë për të ndihmuar komunën e Tetovës në projektet e planifikuara për zhvillim në sferën e menaxhimit të pushtetit lokal, urbanizmit, arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik.

Në korniza të vizitës së punës në Stamboll Arifi vizitoi Akademinë parashkollore për fëmijë, e cila është e vetmja akademi e këtij lloji në botë. Kryetarja e Tetovës realizoi takim me përfaqësues të bankës Asya, si dhe Odën ekonomike Iviad, ku para njëqind afaristëve prezantoi potencialet zhvilluese në qytetin e Tetovës.

Afaristët e pranishëm shprehën interesim për të investuar në Tetovë, me ç’rast Arifi i ftoi ata për të vizituar qytetin e Tetovës dhe për t’u njoftuar prej së afërmi me kushtet dhe mundësitë për investim në Tetovë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *