Home / Sport / Kualifikohet Man Utd, shpresë për Juventusin

Kualifikohet Man Utd, shpresë për Juventusin

Ndërsa, për vendin e dytë në Grupin A do të luftojnë Leverkusen dhe Shakhtar.

Pas fitores ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat të thellë 0:5, skuadra e Manchester Unitedit e ka siguruar kalimin nga faza e grupeve. Golat për ekipin nga ‘Old Trafford’ i realizuan: Luis Antonio Valencia (22), Emir Spahic (autogol, 30), Jonny Evans (66), Chris Smalling (77) dhe Nani (88). Ndërsa, për vendin e dytë në Grupin A do të luftojnë Leverkusen dhe Shakhtar. Kjo e fundit mundi Real Sociedadin me rezultat të lartë 4:0, dhe shtoi shpresat që të siguroj kualifikimin nga faza e grupeve. Kurse në Grupin B, Real Madridi, i cili mposhti Galatasarayn (3:1), tashmë ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales. Shpresat për kualifikim i ka shtuar edhe Juventusi, e cila mundi Copenaghenin me rezultat 3:1. Ekipi torinez do të përballet me ekipin turk në ndeshjen e fundit, në kuadër të grupeve, për ta kuptuar nëse do t’i vazhdoj garat në Ligën e Kampionëve apo jo. Edhe në Grupin C vetëm një skuadër e ka siguruar të tetën e finales. Pas PSG-së, e cila mundi Olympiakosin (2:1), kualifikimin do ta kërkojnë edhe Olympiakos e Benfica, e cila mposhti Anderlechtit (2:3). Kurse, nga Grupi D tashmë kalimin nga faza e grupeve e kanë siguruar Bayern Munchen, që mundi CSKA Moskën (1:3) dhe Manchester City, e cila fitoi 4:2 ndaj Viktoria Plzen (2:1).

Grupi A
B.Leverkusen-Manchester United 0:5
Shakhtar -Real Sociedad 4:0

Tabela
Manchester United -11
Shakhtar Donetsk -8
Bayer Leverkusen -7
Real Sociedad – 1

Grupi B
Juventus-Copenaghen 3:1
Real Madrid-Galatasaray 3:1

Tabela
Real Madrid 13
Juventus – 6
Galatasaray -4
Copenaghen- 4

Grupi C
PSG-Olympiakos 2:1
Anderlecht-Benfica 2:3

Tabela
PSG – 13
Olympiakos – 7
Benfica -7
Anderlecht -1

Grupi D
CSKA Moska-Bayern Munchen 1:3
Manchester City-V.Plzen 4:2

Tabela
Bayern Munich – 15
Manchester City -12
CSKA Moscow – 3
Viktoria Plzen – 0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *