Home / Sport / Kualifikohet United, pas triumfit prej 5-0 përballë Bayer Leverkusenit në BayArena

Kualifikohet United, pas triumfit prej 5-0 përballë Bayer Leverkusenit në BayArena

Manchester Unitedi ka siguruar pjesëmarrjen në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, pas triumfit prej 5-0 përballë Bayer Leverkusenit në BayArena.

Antonio Valencia e hapi serinë e golave falë asistimit të Wayne Rooneyt (22’). Lojtari më i mirë në ndeshje, Rooney, dërgoi një krosim në zonë dhe Emir Spahic e gaboi portën (30’).

Jonny Evans u gjend më së miri pas një tollovie në zonë, për të shënuar golin e tretë të mysafirëve (66’). Chris Smalling ishte futbollisti që shënoi golin e katërt të Djajve të Kuq (77’), ndërsa përsëri asistoi Rooney.

United shënoi edhe golin e pestë, ndërsa realizues ishte Nani, i cili u asistua nga Giggs (88’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Shakhtar Donetsku e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 4-0.

Manchester Unitedi ka 11 pikë dhe e siguron kualifikimin, ndërsa Shakhtar Donetsku dhe Bayer Leverkuseni do të luftojnë për një vend në 1/8 e finales.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *