Home / Sport / Kupa e Maqedonisë: Shkëndija eliminohet nga Bregallnica

Kupa e Maqedonisë: Shkëndija eliminohet nga Bregallnica

Nuk mjaftoi barazimi 1:1 dhe duket se ‘kuqezinjët’ humbën shumë në sfidën e pare të humbur 2:1, kur kishin edhe rastet ideale që të shënojnë një barazim të madh para sfidës kthyese.

Skuadra e Shkëndijës u eliminua në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë dhe mbetet jashtë realizimit të ëndrrës së kahmotshme, që të ketë titullin e Kupës së Maqedonisë në sirtarin e vet. Nuk mjaftoi barazim 1-1 dhe duket se ‘kuqezinjët’ humbën shumë në sfidën e pare, kur kishin edhe rastet ideale që të shënojnë një barazim të madh para sfidës kthyese. Në terrenin e gjelbër në stadiumin e Tetovës, në ndeshjen kthyese, ishte një dush i ftohët për mijëra tifoz të grumbulluar, kur Zdravkov në minutën e 7-të hapi rezultatin për mysafirët, me çka sollli një epërsi të madhe për skuadrën nga Shtipi. Skuadra tetovare, vazhdoi përballjen, por tani më nuk kishte se çka të humbas dhe kaloi në ofenziv totale, ndërsa kjo u shpagua në minutën e 32-të kur Pollozhani barazoi shifrat në 1-1. Vendasit të inkurajuar me barazimin vazhduan me tempon e njëjtë dhe gati u shpërblyen në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Emërullahu u gjend në një pozitë të volitshme për të shënuar gol, mirëpo fati sportiv ishte, kësaj radhe, në anën e Bregallnicës. Në pjesën e dytë, Shkëndija filloi në mënyrë ofenzive të sulmojë portën e skuadrës nga Shtipi dhe rastin më ideal e kishte Bejtullahu, kur goditi edhe shtyllën. Stafi teknik me trajnerin Gjore Jovanovski inkuadruan edhe 3 futbollist të rinj në kërkim të forcës së freskët që të kalojnë në tempo skuadrën mysafire, mirëpo edhe kjo nuk solli rezultat dhe Shkëndija mbylli paraqitjet në Kupën e Maqedonisë për këtë sezon me barazim 1-1. Në anën tjetër Bregallnica luajti aq sa kishte nevojë , pasi trajneri mysafirë Dobrinko Ilievski e dinte se mungesa e Nexhipit, Maznovit, Aliit do të krijojë një mundësi të madhe që të shënohet gol në stadiumin në Tetovë, një gjë të cilën e realizoi Zdravkov, në fillim të ndeshjes. Në përballjen tjetër të çerekfinales , e cila u zhvillua në Shkup, Metalurgu e deklasoi skuadrën e Dritës duke shënuar plot 7 herë. Mysafirët nga Bogovina arritën që së paku një herë të shënojnë në portën e skuadrës nga Autokomanda, i cili me rezultat të përgjithshëm 10-1 kalon në gjysmëfinale. Skuadra që mbron titullin e Kupës së Maqedonis, Teteksi, shënoi fitore të madhe si myasfirë në Kërçovë me rezultat 2-1 kundër Napredokut dhe me rezultat të përgjithshëm 2-1 kalon në gjysmëfinale, pasi nuk kishte fitues në sfidën e parë. Skuadra nga Tetova kishte epërsi 2 golëshe, para se vendasit të shënojnë në minutën e fundit të ndeshjes, për të vendosur verdiktin final. Sfida kthyese mes Rabotniçkit dhe Pelisterit do të zhvillohet më 4 dhjetor, pasi takimi i parë u mbyll me fitore minimale (0-1) të skuadrës nga Manastiri.

Çerekfinale, rezultatet:
Shkëndija 1-1 Bregallnica
Metalurgu 7-1 Drita
Napredoku 1-2 Teteksi
Rabotniçki – Pelisteri (04.12)

Të shtunën sfida Rabotniçki-Shkëndija

Përballja e javës së 16-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë, në orën 13.00 në stadiumin “Filipi i Dytë”. Ky është verdikti final i drejtuesve të të dy klubeve për të zhvilluar sfidën e ardhshme në stadiumin ‘Filipi i Dytë”, pasi që Maqedonia U21 zhvilloi 2 sfidat eliminatore, kundër Azarbejxhanit dhe Norvegjisë për Evropianin në Çeki në vitin 2015.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *