Home / Sport / Kupa Pavarësia 2013’, Shkëndija s’mbron trofeun por paraqitet denjësisht

Kupa Pavarësia 2013’, Shkëndija s’mbron trofeun por paraqitet denjësisht

“Edhe përkundër faktit se nuk hymë në finale, unë jam shumë i kënaqur me performansën e treguar kundër Prishtinës. Futbollistët tanë të rrinjë u bartën shumë mirë me kundërshtarin më me përvojë, duke dominuar takimin në momente të caktuara. Luajtëm mirë, shënuam dy gola dhe eliminimi me penalti ishte çështje fati. Përgëzoj futbollistët për performansën e treguar dhe mendoj se me nder përfaqësuan klubin në këtë turne”, deklaroi trajneri i juniorëve të Shkëndijës, Ejup Sulejmani, i cili udhëhoqi ekipin në këtë turne.

Skuadra e Shkëndijës nuk ka arritur të mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar në Vlorë, pasi të ejnten është eliminuar në gjysmëfinale të turneut tradicional ‘Kupa Pavarësia 2013’. Shkëndija u përball me Prishtinën dhe humbi pas egzekutimit të penaltive me rezultat 4:2, pasi që koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazimin 2:2. Për shkak të angazhimeve të shumta në kampionatin vendor, Shkëndija drejt Vlorës udhëtoi me formacion të kombinuar, ku dominuan futbollistë të rrinjë nga ekipi i parë dhe ai i juniorëve. Mirëpo edhe me një formacion të këtillë, Shkëndija tregoi lojë shumë të mirë, duke avansuar përballë Prishtinës me golin e Ylber Lumës. Ekipi më me përvojë i kampionëve të Kosovës më vonë solli dy gola duke përmbysur rezultatin për epërsi 2:1, mirëpo Shkëndija nuk dorëzohet dhe përmes Ilir Xhemailit barazoi në 2:2. Në ekzekutimin e penaltive mungesa e përvojës ka qenë deçizive dhe Prishtina ka avansuar në finale pas triumfit 4:2. Megjithë eliminimin dhe pamundësinë për të mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar dhe jubilar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shpresat e Shkëndijës nuk janë koritur dhe me kualitetin e treguar kanë bërë me dije se janë e ardhmja e ekipit. “Edhe përkundër faktit se nuk hymë në finale, unë jam shumë i kënaqur me performansën e treguar kundër Prishtinës. Futbollistët tanë të rrinjë u bartën shumë mirë me kundërshtarin më me përvojë, duke dominuar takimin në momente të caktuara. Luajtëm mirë, shënuam dy gola dhe eliminimi me penalti ishte çështje fati. Përgëzoj futbollistët për performansën e treguar dhe mendoj se me nder përfaqësuan klubin në këtë turne”, deklaroi trajneri i juniorëve të Shkëndijës, Ejup Sulejmani, i cili udhëhoqi ekipin në këtë turne. Ndryshe skuadra e Prishtinës ka dalë fituese e këtij edicioni të pestë të “Kupës Pavarësia” që u zhvillua në Vlorë. Pasi kaluan në gjysmëfinale Shkëndijën, kampionët e Kosovës në finale fituan Flamurtarin e Vlorës. Pasi pjesa e rregullt nuk nxori fitues, Prishtina fitoi 8:7 pas egzekutimit të penaltive. Flamurtari në finale erdhi pasi mundi 2:0 Otranton e Ulqinit (Mali i Zi). Për Prishtinën kjo është hera e parë që fiton këtë trofe, që në sezonet e kaluara është fituar nga Flamurtari, Renova, Hysi dhe së fundmi Shkëndija që triumfoi në jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Vlen të ceket se këtë vit organizatorët janë përballur me probleme teknike duke u detyruar që sfidat gjysmëfinale të zhvillohen në qendrën stërvitore të skuadrës së Flamurtarit, pasi tereni i ri i vendosur në stadiumin ‘Flamurtari’ ishte mbuluar me ujë si pasojë e mungesës së sistemit të kullimit të fushës.

Shkëndija në Vlorë u prezantua me këta futbollistë:
Besir Nuhiu, Muhamer Ismaili, Valon Abazi, Muhamed Ziberi, Ylber Luma, Shpend Asani, Kushtrim Alili, Ilir Xhemaili, Florent Saliu, Enur Totre, Ersin Fetahi, Islam Imeri, Durim Saiti, Elvir Nurishi, Zija Merxhani, Festim Abdullai, Amir Zendeli.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *