Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi debaton për llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2012

Kuvendi debaton për llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2012

11 nëntor-Zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini elaboroi se llogaria përfundimtare e reflekton politikën fiskale të realizuar vitin e kaluar dhe shkallën e realizimit të politikave dhe masave të konfirmuara.Deputeti Bekim Fazliu nga PDSH-ja në replikë tha se bëhetë fjalë për buxhet antishqiptar, ndërsa dëshmi për këtë ëshë llogaria përfundimtare. Sipas tij, atje ku jetojnë shqiptarët nuk ka investime.

Kuvendi sot në debatin e seancës së 74-t debaton për Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në lexim të dytë.

Zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini elaboroi se llogaria përfundimtare e reflekton politikën fiskale të realizuar vitin e kaluar dhe shkallën e realizimit të politikave dhe masave të konfirmuara. Jep pasqyrim të menaxhimit me financat publike dhe shfrytëzimin e tyre nga ana e shfrytëzuesve të Buxhetit. Fitohet fotografi reale për politikat e realizuara në fund të vitit në sferën makroekonomike dhe fiskale, si dhe lëvizjet e realizuara të të ardhurave dhe shpenzimeve publike.

Llogaria përfundimtare, shpjegoi ai, i përmban të gjitha kontrollet e njëjta që i përmban Buxheti i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht janë prezantuar të ardhurat e papaguara dhe të dalurat e kryera në të gjithë të dalat të të gjithë llogarive të Buxhtetit të Republikës së Maqedoni, krahasuar me projeksionet e të ardhurave dhe të dalave të aolivuara.

“Në vitin 2012 është shënuar rënie e BPV-së prej 0,3 opër qind të llorgarinë reale, para se gjithasht si rezultat i lëvizjeve ekonomomike në BE, pavarësia e lidhur me krizën debitore bë eurozonë dhe pritjet e subjekteve ekonomike. Projeksioni për rritje të BPV-së në vitin 2012 ishte 2,5 për qind, ndërsa tërheqja është është pasoja më e mirë e rënies së prodhimtarisë industriale të vitit të njëjtë. Njëherit, kërkesa e ulur ekstrene për prodhuesit e nga Maqedonia, para se gjithash nga BE-ja, dhe rënien e çmimeve ekspoertuese, shkaktuan shfrytëzim të ulur të kapaciteteve të kompanive në industrinë përpunuese”, tha Xheladini.

Norma mesatare e inflacionit në vitin 2012, sipas tij, ishte 3,3 përkundër projeksionit 2,8 për qind.

Deputeti Bekim Fazliu nga PDSH-ja në replikë tha se bëhetë fjalë për buxhet antishqiptar, ndërsa dëshmi për këtë ëshë llogaria përfundimtare. Sipas tij, atje ku jetojnë shqiptarët nuk ka investime.

Zëvendësministri Xheladini tha se buxheti për vitin 2012 është numri i madh i investimeve kapitale ku jetojnë shqiptarë.

Marjaçno Nikollov nga LSDM-ja tha se llogaria përfundimtare është dorëzuar në kundërshtim me Ligjit për buxhetet e Republikë së Maqedonisë dhe me vonesë tremujore.

“Kjo llogari përfundimtare tregon se Qeveria, jashtë çfarëdolloj procedure dhe ligji, e rriti deficitin buxhetor prej 2,5 në 3,5 për qind, ndërsa e përfundoi vitin me deficit prej 3,9 për qind. Kjo Qeveri shpenzon 92 milionë euro më shumë pa çfarëdolloj aprovimi nga kjy Kuvend”, tha Nikollov.

Llogaria përfundimtare për vitin 2012, siç tha, tregon se Qeveria planifikon keq. Të ardhurat e Qeverisë në vitin 2012 kanë dështuar për 186 milionë euro, ndërsa ka kursye vetëm 90 milionë euro.

Kjo Qeveri, siç tha, më së shumti dështoi për subvencionet për bujqit. Nga 114,5 milionë euro të planifikuara në vitin 2012, 28 milionë euro nuk janë plaguar. Për vitin 2013 nuk ka paguar subvencione.

Deputeti Fazliu nga PDSH-ja kërkoi pauzë për shkak se fjalimet e deputetëve shqiptarë ende shkojnë me përkthim, e jo, siç tha, në gjuhën burimore

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *