Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi më 21 nëntor do ta zgjedhë kryetarin e ri të KSHZ-së

Kuvendi më 21 nëntor do ta zgjedhë kryetarin e ri të KSHZ-së

12 nëntor-Mbledhja e ardhshme e Komisionit, në të cilën formalisht duhet të konfirmohet se ai është kandidati i vetëm i LSDM-së opozitare, do të caktohet të martën, përderisa të enjten, më 21 nëntor, pritet që deputetët të votojnë për njeriun e ri të parë të trupit më të lartë zgjedhor në vend.

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve konstaton se Nikolla Rilkoski është kandidati i vetëm që është paraqitur në konkursin për kryetar të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Mbledhja e ardhshme e Komisionit, në të cilën formalisht duhet të konfirmohet se ai është kandidati i vetëm i LSDM-së opozitare, do të caktohet të martën, përderisa të enjten, më 21 nëntor, pritet që deputetët të votojnë për njeriun e ri të parë të trupit më të lartë zgjedhor në vend.

LSDM për mediumet tashmë konfirmoi se Rilkoski është propozimi i tyre për kryetar të Komsiionit shtetëror zgjedhor. Përfaqësues të partive në pushtet theksojnë se në mbledhje kuvendore do ta thonë mendimin e tyre për Rilkoskin.

Nikolla Rilkoski është jurist i diplomuar, deputet i LSDM-së prej vitit 2006 deri në vitin 2008 dhe kryetar i degës së partisë në Ohër.

Zgjedhja e kryetarit të KSHZ-së bëhet pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Boris Kondarko, i cili gjithashtu ishte propozim i partisë opozitare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *