Home / Lajme / Maqedoni / Lajçak kërkoi që BE-ja të vendosë çka më tej me Maqedoninë

Lajçak kërkoi që BE-ja të vendosë çka më tej me Maqedoninë

6 nëntor-Nevojitet ndryshim i retorikës, sepse nuk mundeni pas 20 herëve të përsëritni që Komisioni të thotë po, ndërkaq Këshilli i Evropës jo. Kjo është mjaft frustruese”, deklaroi Lajçak, i cili dje foli për raportin e BE-së me shtetet evropiane lindore, në konferencën në Këshillin atlantik në Uashington.

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme dhe ish i dërguar ndërkombëtar për Ballkanin, Mirosllav Lajçak pret që në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, Maqedonia sërish të bllokohet nga ana e Greqisë, për shkak të kontestit me emrin, edhe përkundër rekomandimit të marrë për të pestën herë për hapjen e negociatave.

“Këshilli i Evropës sipas të gjitha gjasave nuk do të ndajë datë për negociata për Maqedoninë. Unioni duhet të vendosë se çka do të bëhet me Maqedoninë, sepse edhe pas pesë rekomandimeve nga Komisioni evropian, Këshilli i Evropës nuk mund të sjellë vendim për fillim të negociatave. Maqedonia është e bllokuar që prej vitit 2005, dhe kjo nuk është mirë, sepse nëse nuk është e okupuar me agjendë pozitive, do të jetë e okupuar me agjendë tjetër. Nevojitet ndryshim i retorikës, sepse nuk mundeni pas 20 herëve të përsëritni që Komisioni të thotë po, ndërkaq Këshilli i Evropës jo. Kjo është mjaft frustruese”, deklaroi Lajçak, i cili dje foli për raportin e BE-së me shtetet evropiane lindore, në konferencën në Këshillin atlantik në Uashington.

Ministri sllovak përkujtoi se Maqedonia është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që i ka filluar integrimet, dhe se është shembull i mirë për bashkëpunim ndëretnik në rajon. Sipas tij, Unioni mbetet i interesuar t’i shohë të gjitha vendet e rajonit si anëtare të BE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *