Home / Lajme / Maqedoni / Lapidar për dëshmorët e rrënë në Luften e dyte boterore në Debresh

Lapidar për dëshmorët e rrënë në Luften e dyte boterore në Debresh

22 Nentor … Lapidari u ndërtua me iniciativë të banorëve të Debreshit, të mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe kompani private.

Në fshatin Debresh të Gostivarit, u shpalos Lapidari i ngritur për dëshmorët e rënë në Luftën e Dytë Botërore në vjeshtën e vitit 1945.

Lapidari u ndërtua me iniciativë të banorëve të Debreshit, të mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe kompani private.

Ceremonia nisi me lutje fetare për dëshmorët nga myftiu Shaqir Fetahu dhe përfundoi me shpalosjen e lapidarit.

Të pranishëm në këtë manifestim që shënohet në Ditën kur shqiptarët festojnë 105 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ishin familjarët e dëshmorëve, banorë të Debreshit, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, Muftiu i Gostivari, Shaqir Fetahu, deputet të zonës dhe personalitete të tjera.

Në emër të tre dëshmorëve të kombit, Rrahman Alili, Rexhep Iljazi dhe Fejzo Rizvani foli Omer Alili, i cili tha se dëshmorët sakrifikuan jetën e tyre për idealin më të lartë lirinë dhe të drejtën e popullit të këtyre trojeve.

“Ne si familjar i shprehim mirënjohje dhe falënderim të veçantë kryetarit të komunës, i cili e financoi këtë projekt dhe na bashkoi të gjithëve bashkërisht, të përkujtojmë dëshmorët e kombit tonë”, tha Alili.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se ndjehet tepër i gëzuar për këtë projekt të realizuar për dëshmorët e rënë në fshatin Debresh.

“Unë i falënderoj shumë banorët e Debreshit, anëtarëve të këshillit iniciativë që e nisën këtë iniciativë që ti rregullojmë varret e tre dëshmorëve të kombit që u ngelet trupat këtu. Unë jam ndjerë më i gëzuari në jetë dhe këtë punë që ne e bëmë për banorët e Debreshit”, theksoi kryetari Bejta.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se do nderohen të gjithë dëshmorët e rënë ngado dhe kudo që të jenë.

“Si mund ti lejmë ne pa një kujtim, si mund ti lejmë ne pa një shënim. Nuk na e falë kërkush nëse ne nuk e bëjmë këtë punë. Nga do që të jenë, ku do që të jenë, çdo emër dhe copë ashti do e gjejmë dhe do i vendosim aty ku e kanë vendin, këtu dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, tha kryetari Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *