Home / Lajme / Maqedoni / Linjë e re e ujësjellësit me gjatësi 1245 metra në zonën industriale të qytetit, investimi mbi 120 mijë euro

Linjë e re e ujësjellësit me gjatësi 1245 metra në zonën industriale të qytetit, investimi mbi 120 mijë euro

5 nëntor-“Është investim që realizohet me kredi nga Banka gjermane për zhvillim (KFW). Gjatësia e kësaj linje për ujësjellës është 1245 metra. Është një ndihmesë e madhe për investitorët të cilët e kanë ndërmend të investojnë në pjesën në dalje të qytetit, në rrugën për në Tetovë, blloku 22. Do të montohen gjithashtu edhe 14 hidrantë kundër zjarrit, kështu që në këtë pjesë të qytetit e zgjidhim problemin me furnizim me ujë për afat shumë më të gjatë”, theksoi drejtori, Memedali Xhaferi.

Nga dalje e qytetit në Gostivar, prej te ish objekti i “Zhito Sharr”, e deri në fund të objekteve afariste në afërsi të pikës pagesore Gostivar – Tetovë, është duke ndërtuar linja e re e ujësjellësit për këtë pjesë të qytetit.

Për ti pa punët nga afër, në terren ishin kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi.

“Objekteve afariste që janë në këtë pjesë do të kenë furnizim më të mirë me ujë të pijshëm. Distanca e linjë së re është 1245 metra dhe investimi është afër 120 mijë euro. Ky investim do ta përmirësoje gjendjen me ujin për pije në këtë zonë industriale”, tha kryetari Nevzat Bejta.
Drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi tha se ky projekt do të jetë ndihmesë e madhe për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në këtë pjesë të Gostivarit.

“Është investim që realizohet me kredi nga Banka gjermane për zhvillim (KFW). Gjatësia e kësaj linje për ujësjellës është 1245 metra. Është një ndihmesë e madhe për investitorët të cilët e kanë ndërmend të investojnë në pjesën në dalje të qytetit, në rrugën për në Tetovë, blloku 22. Do të montohen gjithashtu edhe 14 hidrantë kundër zjarrit, kështu që në këtë pjesë të qytetit e zgjidhim problemin me furnizim me ujë për afat shumë më të gjatë”, theksoi drejtori, Memedali Xhaferi.

Profili i gypave që do të vendosen është i kombinuar, janë gypa polietilen F 160 dhe F 110.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *