Home / Lajme / Maqedoni / Llalakos: Besoj se është i mundur kompromisi për emrin

Llalakos: Besoj se është i mundur kompromisi për emrin

5 nëntor-“Të gjithë e dimë se bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral do ta arrijë maksimumin kur do të arrihet zgjidhja e ndërsjellë e pranueshme për çështjen për emrin dhe atëherë do të lehtësohet bashkëpunimi ynë në të gjitha domenet, përfshirë edhe mbrojtjen”, tha ambasadori grek, duke shtuar se ndërkohë, posaçërisht është me rëndësi të mbahen të hapura të gjitha kanalet e bashkëpunimit, posaçërisht atyre që nuk janë të prekura me zgjidhjen e çështjes së emrit.

Nuk dëshiroj të jap kurrfarë parashikime, por dua të theksoj se besoj që mund të arrihet zgjidhje e ndërsjellë e pranueshme për çështjen për emrin nëse përpiqen të dyja palët. Besoj se është i mundur kompromisi dhe arritja e hapësirës në të cilën të dyja palët do të ndjehen komode.

Kështu u përgjigj sot ambasadori grek Haris Lalakos, ndaj pyetjes së gazetarëve nëse është optimist se do të zgjidhet çështja për emrin duke pasur parasysh atë që vitin e ardhshëm Greqia do ta ndërmarrë kryesimin me Bashkimin Evropian.

“Zyrat për lidhje në dy vendet tona nuk janë drejtpërdrejtë të kyçura në procesin e vendimmarrjes lidhur me çështjen për emrin. Mund ta përsëris tashmë qëndrimin e njohur të Greqisë për çështjen për emrin. Për propozimin të cilin e thatë, zëdhënësi i MPJ-së greke demantoi përkatësisht përshkrimi i presidentit të Republikës së Greqisë lidhur me mbështetjen ndaj propozimit të përmendur nga disa mediume nuk është i mbështetur me dëshmi dhe është i paargumentuar”, tha Llalakos pas ndarjes së sotme të çertifikatave për shkallë të kryer të avancuar të gjuhës greke të të punësuarve në MM dhe ARM, ndërkaq me kërkesë të gazetarëve që ta komentojë propozimin “Maqedoni sllavo-shqiptare”, i cili siç kumtuan disa mediume shqiptare, dje mori mbështetje edhe nga presidenti grek Papuljas.

Në fjalimin gjatë ndarjes solemne të çertifikatave, ambasadori Llalakos, duke folur për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy MM-ve, theksoi se Greqia nuk ka kurrfarë aspirata territoriale ndaj asnjërit prej fqinjve, e atë, nënvizoi, e dëshmon me vepra.

“Të gjithë e dimë se bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral do ta arrijë maksimumin kur do të arrihet zgjidhja e ndërsjellë e pranueshme për çështjen për emrin dhe atëherë do të lehtësohet bashkëpunimi ynë në të gjitha domenet, përfshirë edhe mbrojtjen”, tha ambasadori grek, duke shtuar se ndërkohë, posaçërisht është me rëndësi të mbahen të hapura të gjitha kanalet e bashkëpunimit, posaçërisht atyre që nuk janë të prekura me zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pretendon se disa nga fqinjët, mes të cilëve edhe Republika e Maqedonisë ka pretendime territoriale ndaj Greqisë, ambasadori Llalakos theksoi se ishte i kudjesshëm kur e ka shprehur pozicionin e vendit të tij.

“Kur thashë se Greqia nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjve të saj, nuk fola në emër ë qeverive të tjera dhe nuk dëshirova të jem i kuptuar se diçka po implikoj lidhur me fqinjët tanë. Me të vërtetë dëshiroj të potencoj se ne jemi mbështetës të qëndrimit për mbajtjen e territoreve të të gjitha vendeve, siç Evropa është përpjekur t’i bëjë tashmë disa dekada dhe gjithashtu mbështesim vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe në rajon edhe në botë”, sqaroi ambasadori grek.

Minsitri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili i ndau çertifikatat, theksoi se barriera të caktuara janë të mundshme dhe është mirë që po tejkalohen.

“Komunikimi i vazhdueshëm i drejtpërdrejtë është një nga veglat të cilat mund të çojnë në gjetjen e zgjidhjes për të gjitha çështjet të cilat na prekin”, deklaroi Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *