Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Kulla në Vodno më e shtrenjtë nga objektet e tilla të njëjta në rajon

LSDM: Kulla në Vodno më e shtrenjtë nga objektet e tilla të njëjta në rajon

5 nëntor-“Qytetarët e Beogradit, për Kullën e tyre, më të lartën në Ballkan, kanë paguar 8,5 milionë euro. Ndërsa shkupjanët për një Kullë të njejtë të tillë, flasim vetëm për ndërtimin e saj, do të paguajnë 17,7 milionë euro. Është e pamundur që materialet ndërtimore për gjashtë vite e gjysmë aq shumë të shtrenjtohen”, tha Mançevski.

LSDM-ja sot akuzoi se ndërtimi i Kullës së Agjencisë për komunikime elektronike në Vodno do të kushtojë shumë më shumë për dallim nga objekte e tilla të njejta në rajon.

Nënkryetari Damjan Mançevski në konferencë shtypi, duke iu referuar informatave nga Agjencia për komunikime elektronike, tha se kulla do të kushtojë 1.084.706 denarë ose rreth 18 milionë euro.

Duke e krahasuar kullën në Vodno me kullën telekomunikuese të Avalasë në Beograd, Mançevski tha se ndërtimi i bullës beogradase, e cila është më e lartë për 50 metra, ka kushtuar 8,5 milionë euro.

“Qytetarët e Beogradit, për Kullën e tyre, më të lartën në Ballkan, kanë paguar 8,5 milionë euro. Ndërsa shkupjanët për një Kullë të njejtë të tillë, flasim vetëm për ndërtimin e saj, do të paguajnë 17,7 milionë euro. Është e pamundur që materialet ndërtimore për gjashtë vite e gjysmë aq shumë të shtrenjtohen”, tha Mançevski.

Sipas LSDM-së, në vend që për Kullën në odno, të hollat do të mund të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, urave ose me to të mbulohen një pjesë e shpenzimeve për dy autostradat e reja

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *