Home / Lajme / Maqedoni / LSDM prezanton masa në sferën e politikës sociale

LSDM prezanton masa në sferën e politikës sociale

12 nëntor-Masat, mes tjerash, përfshijnë mundësi për blerje të stazhit dhe vendosje të pensionit social shtetëror të cilët janë më të moshuar se 65-vjeç, por të cilët nuk marrin pensione, sepse nuk e përmbushin minimumin ligjor, shkuarje në pension me 35 vite stazh për gra dhe 40 vite për burra, me çka do të krijohen kushte për përfitimin e të drejtës për pensionim në bazë të moshës

Kryetari i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, sot prezantoi masa nga programi i partisë në sferën e politikës sociale, me vlerësim se mbi 30 për qind e qytetarëve sot jetojnë në varfëri të rëndë, ndërsa më të pasurit 20 për qind disponojnë me të ardhura sa edhe të gjithë 80 për qind e tjerë të qytetarëve.

“Qëllim themelor i programit të ri të LSDM-së është kthimi i klasës së mesme në shtet dhe përmirësimi i kushteve për jetë i të gjithë qytetarëve. LSDM ofron propozim masa dhe zgjidhje për përmirësim të standardit jetësor dhe të qytetarëve të rrezikuar social, të varfërve dhe grupeve të tjera të ndjeshme”, tha Zaev.

Masat, mes tjerash, përfshijnë mundësi për blerje të stazhit dhe vendosje të pensionit social shtetëror të cilët janë më të moshuar se 65-vjeç, por të cilët nuk marrin pensione, sepse nuk e përmbushin minimumin ligjor, shkuarje në pension me 35 vite stazh për gra dhe 40 vite për burra, me çka do të krijohen kushte për përfitimin e të drejtës për pensionim në bazë të moshës dhe në bazë të stazhit të punës, si dhe përcaktim të lartësisë së pensionit, varësisht nga ndryshimi i shpenzimeve të jetës, ndërsa më pak nga ndryshimi i rrogave.

Pjesë e masave është edhe rritja e ndihmës sociale për 40 për qind në afat prej katër viteve dhe sjellje të ligjit të posaçëm për të drejtat e personave me nevoja të posaçme.

“Nga të gjitha masat e cekura, dhe nga shumë të tjera të cilat i planifikojmë, bëhet e qartë se për realizimin e tyre do të nevojiten mjete të mëdha financiare. Megjithatë, ne jemi të bindur se në shtetin në të cilin qeveria ka qëllime të sinqerta për t’u kujdesur në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët në kuadër të buxhetit ka shumë mundësi për ngritjen e dinjitetit dhe cilësisë së jetës së këtyre kategorive të qytetarëve. Ne dëshirojmë qartë të tregojmë se qeveria e ardhshme e LSDM-së do të ketë interes të drejtpërdrejtë për gjetje të shpejtë të angazhimit punues për qytetarët e rrezikuar social, me çka do të vijë deri te pakësimi i përhershëm i të dhënave sociale deri në nivelin e tyre të qëndrueshëm”, tha lideri i LSDM-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *