Home / Lajme / Maqedoni / Mafia e Hamburgut: Bastisje edhe në Tetovë

Mafia e Hamburgut: Bastisje edhe në Tetovë

Tetovë, 22 nëntor – Gjatë aksionit të koduar me emrin ‘Orion’ MPB-ja, në koordinim me kolegët nga Gjermania, kanë arrestuar 5 persona kurse për 8 të tjerë ka lëshuar fletë-arrest.

Të gjithë këta sipas MPB-së dyshohen si pjesë e grupit ‘Mafia e Hamburgut’ të cilët kanë falsifikuar letërnjoftime dhe pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian. Ministria e Brendshme ka ngritur padi ndaj 11 personave, shtetas të Maqedonisë dhe ndaj 1 shtetasi të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale bashkëpunim për veprimtari kriminele dhe falsifikim të dokumenteve.

‘Mbrëmë pas urdhrit të lëshuar nga Gjykatësi Hetues janë bastisur 6 shtëpi në pronë të një pjese të të dyshuarve, këto bastisje janë realizuar në Shkup dhe Tetovë, dhe në agjencinë turistike në Çarshinë e Vjetër. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar telefona dhe sim kartela, 3 kompjuter dhe 2 llap-topa, bankënota në vlerë prej 9 mijë eurove, dokumente nga personat nga fondi për Sigurim Shëndetësor, llogari të WesternUnionit , një shabllon me shkronja të mëdha, simbole dhe numra për vendosje të të dhënave në këto dokumente si dhe mjete tjera që besojmë se janë shfrytëzuar për kryerjen e kësaj vepre penale’, tha Gordana Jankullovska, zëdhënës i MPB-së.

Sipas MPB-së të dyshuarit, dokumentet e falsifikuara i kanë shitur në Hamburg për një çmim prej 800 deri 1 mijë e 500 euro, kurse emigrantët në Gjermani i kanë shfrytëzuar ato që të qëndrojnë lirshëm në vendet e BE-së. Ndërkohë dje policia gjermane ka bastisur gjithsej 33 objekte në rajonin e Hamburgut ku ka arritur të sekuestroj 48 dokumente të falsifikuara të porositura nga 38 persona me qëndrim të parregulluar në Gjermani, dokumente këto të përpunuara në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *