Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia do të pyllëzohet me pesë milionë fidane të reja

Maqedonia do të pyllëzohet me pesë milionë fidane të reja

27 nëntor- të mbillen fidane të stinëve të ndryshme nga llojet dushk, gështenjë e egër, frashër, panjë, katalpa, ulli i egër, blir, çempres, arrë e zezë, akacie, mështekër, pishë, tujë,…Afër brigjeve bregdetare të liqeneve në Ohër, Strugë dhe Dojran në periudhën e kaluar u mbollën 400 palma

Nën moton “Mbill shëndet! Mbille ardhmërinë tënde!” nesër do të mbahet aksioni i 12-të “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde!”, në të cilin duhet të mbillen pesë milionë fidane në sipërfaqe prej 1.150 hektarë nëpër gjithë Maqedoninë.

Prioritete për pyllëzim janë sipërfaqet e djegura, pjesët e zhveshura në dhe jashtë pyllit në kuadër të “Njësive ekonomike pyjore”, lokalitete në afërsi të mjediseve rurale dhe urbane, lokacione përreth liqeneve natyrore dhe afrtificiale në territorin e Repubikës së Maqedonisë dhe rrugë shtetërore. Do të mbillen fidane të stinëve të ndryshme nga llojet dushk, gështenjë e egër, frashër, panjë, katalpa, ulli i egër, blir, çempres, arrë e zezë, akacie, mështekër, pishë, tujë,…Afër brigjeve bregdetare të liqeneve në Ohër, Strugë dhe Dojran në periudhën e kaluar u mbollën 400 palma. Përzgjedhjen e llojeve të fidaneve për pyllëzim e kryen “pyllet e Maqedonisë” në varshmëri nga kushtet klimatike, lartësia mbidetare dhe fenologjia e fidaneve.

Për pjesëmarrje më masive në aksion Qeveria e shpalli ditën e sotme si ditë jopune.

Në aksionin e 12-të theksi është vendosur në përfitimet nga pyllëzimi për shëndetin e njeriut, kafshët dhe bio-botën. Krahas klipit dhe materialit promovues, me disejn nga pllakati është brenduar edhe një autobus dykatësh i NQP-së.

Fushata promovuese filloi të premtën, kur fidane mbollën ekspertët mjekësorë. Në aksionin dje u bashkangjit edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe përfaqësues të korit diplomatik.

Aksioni i parë “Dita e drurit” u realizua më 12 mars të vitit 2008 kur u mbollën dy milionë fodane. Më 28 tetor të vitit 2008 kur u organizua edhe aksioni i dytë me mbjelljen e gjashtë milionë fidaneve, me ç’rast aksioni u bë tradicional dhe deri më tani janë pyllëzuar mbi 51.432.310 fidane pyjore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *