Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia lider në rajon në trajtimin e të sëmurëve me fibrozë cistike

Maqedonia lider në rajon në trajtimin e të sëmurëve me fibrozë cistike

20 nëntor-Në bashkëpunim të përbashkët me Shoqatën, sqaroi ajo, ndihmuam në përpunimin e postereve për fibrozë cistike të cilat përmbajnë rekomandime konkrete për mbrojtje nga stafilokoka meticilin rezistente dhe nga bakterje tjera të rrezikshme, dhe në udhëheqësin e pacientëve me sqarim se si në kohë të njihet sëmundja dhe të shërohet.

Republika e Maqedonisë është lider në rajon dhe shembull për qasjen e drejtë në trajtimin e të sëmurëve me fibrozë cistike, sipas hapave të ndërrmara, ashtu edhe sipas rezultateve të arritura, konsiderojnë nga Shoqata për fibrozë cistike (anëtare e shoqatës evropiane dhe botërore për fibrozë cistike), të cilat u përfshinë drejt shënimit të Javës së fibrozës cistike që prej datës 18 deri më 24 nëntor organizohet në Evropë.

Kryetarja e Shoqatës për fibrozë cistike, Snezhana Bojçin sot theksoi se u nevojiten kushte spitalore adekuate me mundësi për ndarje të pacientëve që të mos infektohen nga pacientët e tjerë.

“Mes tyre mund të vjen deri te infeksionet e kryqëzuara ashtu siç tregojnë faktet në Repartin ku shërohen dhe që ta ndalojmë atë ngritëm iniciativë për ndërtimin e qendrës për fëmijë dhe të rritur në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ai është projekt i madh i cili këtë vit veçmë është miratuar nga Qeveria”, tha Bojçin.

Ajo potencoi se si rezultat i bashkëpunimit të tillë që e ka Shoqata me institucionet tjera shëndetësore në shtet kanë arritur të bëjnë shumë në krahasim me trajtimin e pacientëve.

“Ardhja e pacientëve të rinj është e njëjtë ashtu sikur edhe paraprakisht, por ato mbijetojnë dhe janë në kondicion të mirë fizik. Kemi rreth 25 për qind të pacientëve të rritur, individë të rinj, derisa para 10 viteve incidentalisht është paraqitur te ndonjë pacient i rritur. Kemi 128 pacientë të cilët shërohen në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve, një pacient i cili ka 40 vjet dhe është më i mëshuari me fibrozë cistike shërohet në Klinikën e pulmologjisë”, potencon Bojçin.

U shndërruam, tregoi ajo, në qendër rajonale n Ballkan dhe kemi rrjedhje të pacientëve të cilët vijnë nga kontroll vjetor, ndërsa disa prej tyre edhe më shpesh nga vendet përreth.

“Kemi pacientë nga Kosova dhe Shqipëria të cilët vijnë për kontrolle në Maqedoni. Ka njoftim për pacientë nga Bullgaria dhe nga Bosnja e Hercegovina. Hapi më i madh në raport me terapinë ishte bërë para pesë viteve kur u rikuperua lista pozitive e ilaçeve dhe kur për herë të parë në të u gjetën terapi të rëndësishme inhalacioni për pacientët. Prej atëherë në periudhën prej dy deri në tre vite kemi pasur problem derisa ajo terapi me të vërtetë të bëhet e arritshme për pacientët. Tani në dy deri në tre vitet e fundit pacientët rregullisht e marrin terapinë”, shtoi Bojçin.

Drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Maja Parnaxhieva Zmejkova tha se me Shoqatën kanë biseduar për domosdoshmërinë nga formimi i regjistrit për pacientët me fibrozë cistike.

Në bashkëpunim të përbashkët me Shoqatën, sqaroi ajo, ndihmuam në përpunimin e postereve për fibrozë cistike të cilat përmbajnë rekomandime konkrete për mbrojtje nga stafilokoka meticilin rezistente dhe nga bakterje tjera të rrezikshme, dhe në udhëheqësin e pacientëve me sqarim se si në kohë të njihet sëmundja dhe të shërohet.

“Duhet ta theksoj vlerën e ndarjes së këtyre pacientëve nga të tjerët, përkatësisht nevojën për ndërtimin e një qendre bashkëkohore për fibrozë cistike, e cila është e domosdoshme”, shtoi Parnaxhieva Zmejkova

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *