Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në garë për hyrje në Këshillin për të drejta të njeriut të KB-së

Maqedonia në garë për hyrje në Këshillin për të drejta të njeriut të KB-së

12 nëntor-Për shkak të mënyrës në të cilën shpërndahen vitat, me ç’rast për Evropën Lindore janë caktuar dy vende të sigurta, ka shpresë se Maqedonia sot do të marrë mbështetjen e nevojshme dhe për herë të parë do të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot pasdite është parashikuar votim për përzgjedhje të anëtareve të reja të Këshillit për të drejta të njeriut të organizatës botërore, në të cilën edhe Maqedonia është një nga vendet kandidate.

Pritet që Maqedonia të zgjidhet edhe në tre vitet e ardhshme të marrë pjesë në punën e këtij trupi më të lartë ndërkombëtar kushtuar respektimit të të drejtave të njeriut. Këshilli për të drejta të njeriut të KB-së, me seli në Gjenevë është formuar në vitin 2006 që ta zëvendësojë Komisionin për të drejta të njeriut, ka 47 anëtarë, të zgjedhur në mënyrë rajonale nga anëtaret e KB-së. Këshilli e përcjell gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në të gjitha anëtaret e KB-së, punon me komisarin e lartë për të drejta të njeriut, mund të dërgojë raportues për gjendje të caktuara ose të shqyrtojë ankesa nga qytetarë dhe organizata.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki gjatë pjesëmarrjes së paradokohshme në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, paralajmëroi se anëtarësimi i Maqedonisë në Këshillin për të drejta të njeriut është një nga prioritetet në politikat multilaterale në këtë periudhë. Për shkak të mënyrës në të cilën shpërndahen vitat, me ç’rast për Evropën Lindore janë caktuar dy vende të sigurta, ka shpresë se Maqedonia sot do të marrë mbështetjen e nevojshme dhe për herë të parë do të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Në mënyrë shtesë, nga 17-të vendet, të cilat janë kandiduar, ndërsa mes të cilave janë edhe Kuba, Arabia Saudite, Rusia dhe Kina, Maqedonia është një nga vetëm katër shtetet, të cilat janë vlerësuar si merituese për anëtarësim në Këshill sipas organizatës KB Uoç, e cila përpunon rejting listë të kandidatëve. Vendet e tjera, të cilat sipas KB Uoç i plotësojnë standardet e të drejtave të njeriut të nevojshme për anëtarësim në Këshillin e KB-së, janë Franca, Britania dhe Meksika. Mes kandidatëve janë edhe Algjeria, Vietnami, Maldivet, Maroko dhe vendet e tjera.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *