Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ‘vlon’ nga pasaportat bullgare

Maqedonia ‘vlon’ nga pasaportat bullgare

Shkup, 13 nëntor – Gjendja e rëndë ekonomike, papunësia e latë si dhe mungesa e një perspektive të sigurt, ka bërë që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë të sigurojnë pasaportë bullgare.

Procedura për marrjen e pasaportës bullgare zgjat 2 vjet dhe zakonisht bëhet me ndëmjetësues, të cilët sipas shpalljeve në internet për mbledhjen e dokumentacionit ë nevojshëm, kërkojnë nga 180 deri 250 euro.

Autoritetet zyrtare thonë se nuk kanë të dhëna të sakta se sa qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me pasaportë bullgare, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se mbi 100 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësinë e Bullgarisë në bazë të një deklarimi se kanë rrënjë bullgare.

Sociologu maqedonas Ilija Acevski konsideron se mungesa e një perspektive të qartë për të rinjtë në Maqedoni është arsyeja kryesore se pse është në rritje numri i atyre që kërkojnë të pajisen e pasaportë bullgare.

“Është shumë e thjeshtë të kuptohet kjo dukuri nëse keni parasysh se mungojnë perspektivat për një jetë normale. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat statistikore se tregu i punës është i stërngarkuar me kuadër të lartë arsimor, madje për disa profesione të caktuara duhet pritur më shumë se dhjetë vjet”, thekson Acevski për REL.

Kjo është dhe arsyeja pse një tridhjetëvjeçar nga Maqedonia, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se ka siguruar shtetësinë bullgare për tërë familjen e tij për ta pasur më të lehtë qëndrimin në Gjermani, ku tanimë është duke punuar.

“Po para shtatë vitesh e mora pasaportën bullgare, pasi që në vendin tonë nuk arrita të gjej punë dhe pashë se me pasaportën bullgare mund të shkohet më lehtë në vendet evropiane dhe njëkohësisht më lehtë të gjendet një punë atje. Momentalisht jam në Gjemani, dhe mund të siguroj një pagë e cila është shumë e vështirë të sigurohet në vendlindje, në Maqedoni”, thotë ai.

Me liberalizimin e vizave, qytetarëve të Maqedonisë u sigurohet vetëm qarkullimi i lirë, por jo edhe mundësia për të punuar në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian. Ndryshe, të dhënat e fundit të Bankës Botërore flasin se nga Maqedonia gjatë dy dekadave të fundit janë shpërngulur rreth 447 mijë persona.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *