Home / Lajme / Maqedoni / Maskat vranë Xhelal Ajetin nga Hasanbegu

Maskat vranë Xhelal Ajetin nga Hasanbegu

29 nëntor-Sipas burimeve të mediave maqedone, bëhet fjalë për një person i cili tani për tani i panjohur ka hyr me maskë në kokë dhe kishte filluar të qëllojë me kallash që e kishte me vete, nga ku ka vrarë pronarin e çajtores Xhelal Ajeti dhe ka plagosur edhe dy të tjerë ku janë dërguar me urgjencë në spitalin Klinik të Shkupit dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjenden e tyre, shkruan tetovasot.com

Në Hasanbeg të Shkupit, në cajtorien “Xhelo”, sot rreth orës 18:00, është vrarë Xhelal Ajeti. Sipas versionit të policisë, ai është vrarë me kallashnikov në cajtorën e tij.

Tanimë i ndjeri Xhela Ajeti, ishte në shënjestër të një personi të maskuar, i cili në cajtore kishte hyrë i maskuar me pushkë automatike me ‘fantomkë’ në kokë, me c’rast kishte shtyer në njerëzit që ishin ulur me të ndjerin në tavolinë. Me këtë rast edhe një person tjetër që ishte ulur me të ndjerin, ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik në Shkup.

Derisa po vazhdojnë grumbullimi i dëshmive për motivin e vrasjes, nëpër koluare kanë filluar thashethemet se vrasja e këtillë, është fillimi i përleshjes me nëntokën e Shkupit.

Xhelal Ajeti sipas tyre, ishte udhëheqës i grupit “Bellanoca”, megjithse një gjë të tillë, i ndjeri Ajeti gjithmonë e kishte mohuar. Ai viteve të fundit, ka qenë qëllim i sulmeve të ndryshme. Në vitin 2010, ishte në shënjestër të një sulmi me bomba. Atë e kishin gjuatur edhe me raketahedhës.

Rruga për në Haraçinë është e bllokuar për qarkullim.
Pasi sonte kishte ndodhur vrasje në lagjen Hasanbeg të Shkupit ku kishte ndërruar jetë Xhelal Ajeti, janë të plagosur edhe dy persona të tjerë, identiteti i plotë i të cilëve nuk publikohet.

Sipas informacioneve të para mësohet se njëri nga të plagosurit është personi me inicialet I.M. ndërsa nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup mësohet se dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas informacioneve paraprake një person i maskuar me pushkë automatike ka hyrë në çajtoren “Te Xhela” rreth orës 18.00 dhe ka shtënë ndaj të pranishmëve.

Si pasojë është vrarë Xh.A., kurse dy të plagosurit menjëherë ishin dërguar në spital. Policia ka thënë se nesër do të japë detaje më të hollësishme.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *