Home / Lajme / Maqedoni / Matematika do të jetë lëndë e obligative në maturën shtetërore

Matematika do të jetë lëndë e obligative në maturën shtetërore

4 nëntor-Risitë i kumtoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, i cili vlerëson se në këtë mënyrë do të rritet objektivitetit në vlerësim dhe do të sigurohet kualifikim më cilësor i kandidatëve për regjistrim në fakultet.

Matematika do të jetë lënda e tretë obligative eksterne në maturën shtetërore nga viti 2014/2015 për gjimnazistët, ndërsa nga viti 2015/2016 për maturantë në arsimin e mesëm profesional. Janë përjashtuar nxënësit nga shkollat e mesme të artit, sepse ata nuk e ndjekin këtë lëndë.

Reforma do të zbatohet në atapa në tre vitet e ardhshme. Kalimi prej dy në tre lëndë ekseterne do të fillojnë nga gjenerata e cila do maturojë këtë vit shkollor,ata do të testohen në maturën shtetërore sipas modelit të a..q 1+2 krahas dy lëndëve, gjuhë amë dhe e huaj apo matematikë, gjimnazistët dhe maturantë nga shkollat profesionale do të kenë edhe një lëndë eksterne në zgjidhje të lëndëve që i kanë ndjekur. Në vend dy, do të kenë një lëndë interne dhe detyrë projektuese, si deri tani.

Lënda e tretë eksterene, e cila për maturantët e sivjetmë do të jetë zgjedhore, nga viti i ardhshëm do të jetë e obligueshme matematika për gjimnazistët. Për shkollat e artit mbetet gjuha amë dhe e huaj apo estetikë/filozofia, ndërsa vendoset edhe historia.

Risitë është edhe ajo që lëndët eksterne në maturën shtetorore në qershor do të jenë në mënyrë elektronike, përveç eseit në gjuhën amë dhe të huaj apo detyra tekstuale në matematikë. Testi intern edhe më tej do të jet me shkrim.

Risitë i kumtoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski, i cili vlerëson se në këtë mënyrë do të rritet objektivitetit në vlerësim dhe do të sigurohet kualifikim më cilësor i kandidatëve për regjistrim në fakultet.

Shkollat e mesme profesionale kanë periudhë më të gjatë të adaptimit. Atje testimi ndoshta do të kryhet dy herë së pari matematikë, pas përfundimit të viti të dytë, ndërsa në fund të vitit të katërt edhe lëndët tjera nga matura.

Krahas maturës shtetërore, maturantët e sivjetmë do të kenë edhe testim ekstern, që është obligim për të gjithë nxënësit në ardhmen. Testimi është reforme e vendosur prej vitit të kaluar, kur u përjashtuan maturantët. Ristovski tha se ende definohet se kur do të jetë testimi i tyre. Që të kenë kohë mes dy lëndëve, testimi ekstern eventualisht do të jetë në gjysmë vjetorin e parë apo fillimin e të dytit.

Afatet për maturën shtetërore tani për tani mbeten të pandryshuara, testimi do të jetë në qershor, gjegjësisht gusht për ata që nuk do ta kalojnë testin apo tërësisht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *